Bota/Rajoni

Ciklon në Kore të Veriut, shteti dënon zyrtarët

Ciklon në Kore të Veriut, shteti dënon zyrtarët
08:11 | 06 Shtator 2020

Koreja e Veriut pritet të dënojë zyrtarët lokalë për shkak të një stuhie të fuqishme që ka goditur pjesën lindore të shtetit.

Gazeta e shtetit ka fajësuar autoritetet në qytetin bregdetar të Wonsanit për dështim në përgatitje ndaj ciklonit Maysak.

Ata janë akuzuar për sjellje të papërgjegjshme.

Autoritetet nuk kanë bërë të ditur për numrin e të zhdukurve apo të vdekurve, por kanë raportuar vetëm për disa të vdekur.

Zyrtarët e qytetit pritet të dënohen për shkak se nuk respektuan urdhrat e dhënë nga partia e liderit Kim Jong-un.

Ende nuk është e qartë nëse zyrtarët kanë injoruar urdhrat ose nëse partia i kishte në cak për të shoshitur pakënaqësinë publike ndaj liderit të shtetit.

1 abonim, 3 paisje, 240 kanale shqip – NimiTV në gjithë Evropën për vetëm 99.90€ për 12 muaj

Të tjera