×
  • Lajme
  • Lajme

    Chollet vjen në Kosovë, temë dialogu Kosovë-Serbi me njohje të ndërsjellë

    FrontOnline
    09 Dhjetor 2022

    Këshilltari në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, do të udhëtojë në Kosovë, Serbi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Kroaci dhe Belgjikë, së bashku me një delegacion ndërinstitucional nga data 11 dhjetor deri më 17 dhjetor. Kështu ka njoftuar Zyra për Media e Departamentit Amerikan të Shtetit.

    “Kjo vizitë do të nënvizojë përkushtimin e qëndrueshëm të SHBA-së për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit”, shkruan në njoftim.

    Kështu, më  12-13 dhjetor, këshilltari Chollet do të mbërrijë në Kosovë,ku do të takohet me zyrtarë qeveritarë dhe liderë të tjerë politikë, për të diskutuar bashkëpunimin e vazhdueshëm për një sërë çështjesh, duke përfshirë përpjekjet e SHBA-së për të avancuar integrimin e Kosovës në strukturat evropiane dhe euroatlantike.

    Njoftimi i Depertamentit Amerikan të Shtetit

    Në këtë rast, përfshihet tema e dialogut të lehtësuar nga BE-ja, për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me njohjen reciproke në qendër të marrëveshjes, raporton RTKlive.

    “Më 13 dhjetor, këshilltari Chollet do të vazhdojë në Serbi, ku do të diskutojë për sigurinë energjetike, integrimin ekonomik rajonal dhe përparimin drejt objektivit të Serbisë për anëtarësim në BE me udhëheqjen e qeverisë serbe”, shkruan në njoftim.

    “Ai do të diskutojë gjithashtu rolin e Serbisë në forcimin e paqes dhe sigurisë rajonale dhe angazhimin e saj të vazhdueshëm me dialogun e lehtësuar nga BE-ja, për të arritur normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve me Kosovën”.

    Pjesë nga deklarata e Departamentit Amerikan të Shtetit  

    Më 14 dhjetor, këshilltari Chollet do të udhëtojë në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Maqedoninë e Veriut, kurse më 15 dhjetor, këshilltari Chollet do të udhëtojë në Maln e Zi e më pas në Kroaci.

    Më pas, ai  do të udhëtojë në Belgjikë nga 16-17 dhjetor për të diskutuar bashkëpunimin me partnerët evropianë  për një sërë çështjesh globale, duke përfshirë mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën, rrugën e anëtarësimit në BE dhe integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, sigurinë energjetike, dhe dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    Petrol Company sërish troket në dyert e Shtëpisë së Pleqve për Ramazan
    Nga Rubrika
    Lajme24 Prill 2024
    Mospjesëmarrja e serbëve në votimet për largimin ose jo të kryetarëve në komunat veriore, mund të reflektohet në dialogun Kosovë - Serbi....
    Lajme24 Prill 2024
    “Çdo natë mendoj që kur të zgjohem në mëngjes, dikush do të më thërrasë, por që 25 vjet... asgjë”, thotë Fitim Dubovci,...
    Lajme24 Prill 2024
    Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, ka reaguar pasi Bordi i KEK e shkarkoi dje Nagip Krasniqin nga pozita e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Ukraina ka pranuar një pjesë të ndihmës financiare nga Bashkimi Evropian në vlerë prej 1.5 miliard eurosh dhe shpreson që të marrë...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, ka thënë se vendi që drejton do të dërgojë armë të reja dhe pajisje në Ukrainë brenda...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Nënkryetarja e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në Maqedoni të Veriut, Dimtire Shehu, ka treguar se deri në ora 13:00 procesi i zgjedhjeve...
    Lajme24 Prill 2024
    Raporti i “Freedom House” për vitin 2023 ka vlerësuar se në Kosovë liria e përgjithshme e fjalës dhe e shprehjes është disi...
    Vip24 Prill 2024
    Freedom House publikoi raportin vjetor për Kosovën. Në raportin e sapopublikuar, Kosova ka marrë 38 pikë nga gjithsej 100, duke u konsideruar...
    Lajme24 Prill 2024
    Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka hedhur kritika ndaj Qeverisë Kurti për trajtimin e punëtorëve të arsimit dhe të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.