Gjuha:
×
  • Sport
  • Sport

    Chelsea shumë serioz për transferimin e Lionel Messit

    FrontOnline
    25 Maj 2023

    Pas Al-Hilal dhe Barcelonës, interesim për të sjellë yllin e PSG-së, Lionel Messi, ka shfaqur edhe Chelsea, shkruan Talksport.

    Argjentinasi do të largohet nga PSG muajin e ardhshëm kur do t’i skadojë kontrata dhe thashethemet për rikthimin e tij në Barcelonë kanë kohë që vazhdojnë.

    Dëshira për rikthimin e tij u shpreh hapur nga presidenti Joan Laporta dhe trajneri Xavi Hernandez, por pyetja është nëse katalanasit mund ta përballojnë rikthimin e tij.

    Ndryshe nga Barcelona, Al-Hilal dhe Chelsea nën pronarin e amerikanit, Todd Boehly, nuk kanë probleme financiare dhe mund të përballojnë t’i ofrojnë Messit një pagë astronomike.

    Boehly thuhet se është i interesuar për të sjellë argjentinasin dhe beson se ardhja e tij do të niste një rikthim në krye pas një sezoni të dobët.

    Dy ndeshje para përfundimit të sezonit, blutë janë vetëm në vendin e 12-të në Ligën Premier me 43 pikë, pra 15 më pak se Aston Villa, që mban pozitën që të çon në Ligën e Konferencës, shkruan TalkSport.

    Është e sigurt se na pret një verë e nxehtë në të cilën do të mësojmë se në cilin klub do të vazhdojë karrierën lojtari më i mirë i Botërorit të fundit të luajtur në Katar. /Telegrafi/

    Nesër në këto zona nuk do të ketë rrymë deri në 5 orë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni03 Qershor 2023
    Tenistja ukrainase Elina Svitolina refuzoi të shtrëngonte duart me kundërshtaren e saj ruse pasi fitoi, Anna Blinkova një ndeshje ditën e djeshme,...
    Sport02 Qershor 2023
    Në finalen e parë FC Prishtina 01 mposhti FC Liqenin e Drenasit. FC Prishtina 01 ka shënuar fitore ndaj FC Liqenit pas...
    Sport01 Qershor 2023
    Një nga sulmuesit më të mirë në botë, Harry Kane, ka refuzuar transferimin te Bayern Munich dhe po i afrohet një transferimi...
    Të tjera
    Vip03 Qershor 2023
    Enca, është këngëtarja e cila së fundi nuk është aktive në muzikë. Ani pse jo aktive në muzikë, ajo është aktive në...
    Lajme03 Qershor 2023
    Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka bërë të ditur se edhe sot po vazhdon ditën me aktivitete dhe konsolidimin e kabinetit...
    Lajme03 Qershor 2023
    Duket se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, prapë po tërhiqet për shkak të presionit ndërkombëtar -(tërheqja nga një tjetër vendim ishte, më 28...
    Bota/Rajoni03 Qershor 2023
    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se është plotësisht i vetëdijshmë që vendi i tij duhet të presë për anëtarësimin në NATO,...
    Bota/Rajoni03 Qershor 2023
    Përplasjet mes protestuesve serbë dhe paqeruajtësve të NATO-s këtë javë, vijnë në një periudhë delikate për aleancën amerikano-europiane. Me Perëndimin të fokusuar...
    Lajme03 Qershor 2023
    Sinan Duli, 84 vjeçari i cili rezultonte i humbur është gjetur ditën e premte. Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim kanë...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.