[wp-story]

Sport

Edhe Bernard Challandes e komenton krijimin e Superligës evropiane

Edhe Bernard Challandes e komenton krijimin e Superligës evropiane
08:55 | 20 Prill 2021

Krijimin e Superligës evropiane e ka komentuar edhe përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes.

12 klube të mëdha evropiane e kanë nisur një iniciativë për krijimin e një kompeticioni të ri, raporton FrontOnline.

Barcelona, Real Madridi, Liverpooli, Juventusi dhe klube tjera synojnë ta fillojnë këtë garë në gusht të këtij viti.

Mirëpo, kjo ide është kundërshtuar ashpër nga UEFA dhe FIFA, të cilat kanë paralajmëruar sanksione ndaj klubeve në fjalë.

E një gjë të tillë e ka komentuar edhe trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes.

Sipas tij, Superliga evropiane po krijohet për të gjeneruar më shumë para.

“Kjo Superligë vshtë duke u formuar për të fituar klubet më shumë para. Unë jam i shokuar nga kjo”, ka thënë Challandes në “RFJ.ch”./FrontOnline/

Benzinë vetëm 1.05 euro në Petrol Company e shumë zbritje tjera në “Be Happy Restorant” dhe Market

Të tjera