×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Çfarë të hamë në mot të ftohtë

    FrontOnline
    07 Shkurt 2025

    Në dimër është më e dobishme të hamë perime dimri, të cilat përmbajnë mjaft vitamina.

    Ndihma më e mirë për trupin që ta ruajë nxehtësinë trupore mund të jenë perimet rrënjore. Këto janë të gjitha bimët që nuk piqen shpejt, por që u duhet një kohë e caktuar.

    Rritjes së tyre nuk i pengon as era dhe as acari, por u konvenon moti i ftohtë i dimrit, ndërsa pjesët e ushqyeshme të tyre ndodhen nën sipërfaqen e tokës. Perimet rrënjore të copëtuara imët dhe të ziera mund të përdoren si “bazë” për një supë të lehtë.

    Kjo është gjithashtu periudha e vitit kur është e mundur ta ndieni një nevojë më të madhe për konsumin e mishit dhe të produkteve të mishit se sa në periudhën e verës. Dhe mishi përmban elemente që e ndihmojnë trupin ta mbajë nxehtësinë.

    Nëse jeni adhurues të sallatave, në vend të sallatave të gjelbra të zakonshme, provoni sallata që përmbajnë më shumë perime rrënjore, fasule apo bimë me fibra. Në sallatë mund të shtoni pak mish.

    Njerëzit të cilët jetojnë në rajone të ftohta, në muajt e ftohtë duhet t’i largojnë krejtësisht sallatat e gjelbra nga menytë e tyre. Në kushtet tona me dimra pjesërisht të ftohtë, ne lirisht mund ta konsumojmë atë herë pas here për shembull në një sallatë të përzier me mish pule.

    Nëse ju pëlqen peshku, atë mund ta përgatisni në mënyrën tuaj të preferuar dhe ta shërbeni si shtesë: bimët e ziera rrënjore dhe perimet e dimrit, apo patate në vend të orizit të zakonshëm.

    Ja disa nga ushqimet më të shëndetshme për ditë të ftohta që do t’ju mbajnë të ngrohtë dhe do t’ju ndihmojnë të qëndroni aktiv dhe në formë të mirë: karota, panxhari, rrepa, patatet, lakra e gjelbër, fasulet, gruri i papërpunuar, lakra

    Nga Rubrika
    Lifestyle21 Mars 2025
    Humbja e peshës nuk është diçka e lehtë. Kërkon përkushtim, motivim të fortë dhe ndjekjen e një plani që funksionon më mirë...
    Lifestyle20 Mars 2025
    Dashi Horoskopi i datës 20 mars 2025 nga Christine Haas Tensioni do mbizotërojë gjatë gjithë kohës sot dhe gjërat nuk do ju...
    Lifestyle19 Mars 2025
    Për të mbajtur atletet pa erë, është e rëndësishme të përdorim disa metoda praktike dhe të efektshme që ndihmojnë në ruajtjen e...
    Të tjera
    Sport21 Mars 2025
    Shqipëria nis mbrëmjen e sotme rrugëtimin e saj për në Botërorin 2026, ku në ndeshjen e parë të Kualifikueseve do të ketë...
    Bota/Rajoni21 Mars 2025
    Nëse vizitat mbretërore kanë të bëjnë me dërgimin e një mesazhi, atëherë fotografia e Princit të Uellsit në një tank pranë kufirit...
    Lajme21 Mars 2025
    Vëllai i deputetes së VV-së njëherësh bashkëshortes së Rexhep Selimit, Shqipe Selimit, ka shkuar për ngushëllime në familjen Thaçi. Ai për këtë...
    Lajme21 Mars 2025
    Sot shënohet Dita Botërore e Sindromës Down. Në kuadër të kësaj dite, presidentja Vjosa Osmani ka takuar persona të jashtëzakonshëm, të cilët...
    Lajme21 Mars 2025
    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi, i cili dyshohet për vjedhje. Policia ka publikuar fotografinë...
    Sport21 Mars 2025
    Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot seancën e fundit stërvitore në Kampin Nacional në Hajvali para udhëtimit drejt Murcias, ku do të...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.