[wp-story]

Sport

Çfarë presin Sokoli dhe Tovërlani nga ndeshja Kosova-Çekia?

Çfarë presin Sokoli dhe Tovërlani nga ndeshja Kosova-Çekia?
21:46 | 06 Shtator 2019

Kanë mbetur më pak se 24 orë nga fillimi i ndeshjes mes kombëtares së Kosovës dhe asaj të Çekisë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Europian.
Përkushtimi i trajnerit Bernard Challandes dhe futbollistëve pritet të jetë maksimal, por mungesa e disa lojtarëve kryesorë për shkak të lëndimeve e ka rritur skepticizmin për fitore.
Se Kosova nuk do ta ketë të lehtë për këtë arsye për Klankosova.tv e thotë edhe njëri nga trajnerët më të trofeshëm në Kosovë, Afrim Tovërlani.
“Mendoj se kjo është ndeshja më e vështirë që nga fillimi i kualifikimeve dhe vjen në momentin më të pavolitshëm për ne shkaku i lëndimeve”.
“E vërteta është që do të na mungojnë dy lojtarët ofensivë anësorë të cilët kanë shpejtësinë dhe individualitetin për të bërë diferencën në fazën e sulmit. Pra, mendoj që janë mungesë e madhe”.
Tovërlani nuk e konsideron kombëtaren e Çekisë edhe aq të fuqishme, por gjithsesi thekson se duhet pasur kujdes.
“Realisht, Çekia nuk është njëra nga ekipet më të forta të Europës, por ka disa individë që luajnë në nivele të larta dhe e kanë përvojën në anën e tyre. Shpresoj që selektori ynë do të zgjedhë mënyrën më të mirë për të arritur te rezultat pozitiv”.
Ndryshe nga Tovërlani, profesori Bylbyl Sokoli është më optimist.
“Kosova ka treguar formë të mirë në ndeshjet e fundit. Përkundër mungesave në këtë ndeshje, përfaqësuesja jonë ka gjasa reale për të fituar”.
Trajneri i ri i FC Prishtinës theksoi se nuk duhet që përfaqësuesja jonë të jetë inferiore, por ta kërkojë fitoren.
“Kosova duhet të luajë lojë sulmuese, sepse pozita në tabelë e kërkon këtë”.
Përballja Kosovë –Çeki zhvillohet nesër, e shtunë, nga ora 15:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”.\Front Online\

“Petrol Company” ul çmimet për 15 %. Ja sa kushton një litër naftë

Të tjera