[wp-story]

Jetë

Çfarë mësuam nga viti 2020?

Çfarë mësuam nga viti 2020?
22:54 | 20 Dhjetor 2020

Pandemia dhe izolimi e ka bërë jetën të vështirë për të gjithë ne, ku shumë njerëz kanë ndjerë efektet e të mos qenit në gjendje të shohin të dashurit e tyre, ose kanë humbur punën. Por gjithashtu kjo situatë, na ka mësuar shumë për atë që është me të vërtetë e rëndësishme për ne.

Nëse shikojmë prapa, kuptojmë atë që kemi fituar nga ky vit befasues, që ka ndryshuar jetën në shumë mënyra.

Kënaqësi nga e zakonshmja

“Me më pak shpërqendrime dhe duke ngadalësuar ritmin e jetës, na është dashur të shohim zakonet tona dhe të zbulojmë se sa e rëndësishme është të qëndrojmë të shëndetshëm dhe të motivuar”, thotë Ali McDowall, bashkëthemelues i The Positivity Planners.

“Kemi gjetur vlera duke u përqendruar në ritualet e thjeshta që na sjellin gëzim, ato momente që shpesh kalojnë pa u vënë re. Ne gjithashtu kemi kuptuar që vetë-kujdesi është me të vërtetë vetë-ruajtje.”

Mirënjohja

“2020 ishte kaq ‘zbuluese’, jo vetëm në një shkallë globale, por në një shkallë personale,” vëren psikologu Dr Tony Ortega.

“Çfarë keni mësuar për veten tuaj që mund ta përdorni edhe në 2021? Cilat gjëra ju ka marrë malli për t’i bërë gjatë 2020 dhe si pasojë e kësaj, keni një ndjenjë të rritur mirënjohjeje?”

Ecni në vitin e ri me atë mirënjohje dhe motivim të shtuar për të bërë këto gjëra (kur mundeni) dhe me vetëdije të plotë se sa të fortë jeni në të vërtetë. Shumë prej nesh nuk e dinin se sa të fortë ishim para vitit 2020, tani e dimë më mirë. ‘

Një vlerësim për të tashmen

“Shumë mësime të paçmueshme për ndryshimin e jetës mund të nxirren nga fatkeqësia dhe 2020-a na ka mësuar rëndësinë e të jetuarit tani, pasi është praktikisht e pamundur të planifikosh për një të ardhme të pasigurt,” thotë psikoterapistja Keeley Taverner nga Key for Change.

Ne mësuam vlerën e të jetuarit më thjeshtë dhe të vendosim përparësi të asaj që ka rëndësi dhe të lëmë atë që nuk na shërben.

Në fund të fundit, fatkeqësia zbulon se siguria është e paparashikueshme dhe ndryshimi është i pashmangshëm.

Prioritetet tona

“2020 na ka dhënë më shumë kohë për të vlerësuar dhe rivlerësuar jetën tonë. Ndërsa punonim nga shtëpia, njerëzit kanë pasur pak më shumë kohë për t’u përqendruar në gjendjen e tyre personale dhe shëndetin mendor”, vëren Jemma Thomas, themeluesi i Jemma’s Health Hub. “Shpresoj që njerëzit të shpenzojnë më shumë energji duke bërë gjërat që duan në vitin 2021. Nuk ka të bëjë me punën; ka të bëjë edhe me veten të ndihesh mirë.”

Kontrolli që kemi

“Ky ishte një vit kur të gjithë ndjenim se nuk kishim kontroll, por ky nuk ishte rasti i duhur për të dalë në këtë konkluzion”, thotë Emma Jefferys.

“Ne gjithmonë do të kemi kontroll mbi atë se kush jemi, si shfaqemi për veten dhe të tjerët, çfarë lexojmë, me kë rrimë, çfarë ndajmë, si reagojmë. Ne kemi ende në kontroll të gjithçka, përveç rrethanave dhe kjo mund të jetë një gjë e fuqishme për t’u mbajtur mend.”

‘Keqardhja’ mund të jetë e dobishme

Do të ishte e pamundur të mos pendohesh ose të ndjesh një element pikëllimi për përvojat që kemi humbur. “Aftësia për të pasur keqardhje është një shenjë e pjekurisë emocionale dhe aftësia për të pranuar para të tjerëve se jemi penduar është një dëshmi e mëtejshme për një mendje të shëndetshme.”

Një perspektivë e re

“Çdo situatë na mëson nëse jemi të gatshëm të ndryshojmë perspektivën tonë”, thotë Taz Thornton.

“Shumë shpesh, situata sjellin krisje të gjërave për të cilat kemi punuar shumë gjatë – marrëdhëniet, karriera, mënyra e të menduarit. Ne mund të vazhdojmë të ankohemi për situatën që na detyroi të hapim sytë, ose mund ta njohim këtë si goditja që na duhej për të krijuar ndryshime. Ndryshimi është rrallë i rehatshëm, por rezultati përfundimtar mund të jetë një jetë shumë më i mirë.”

Super zbritje në “Petrol Company”

Të tjera