×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Çfarë i përkeqëson dhimbjet menstruale?

    FrontOnline
    09 Qershor 2022

    Një numër i madh femrash përjetojnë dhimbje menstruale, dismenorre dhe a e dini se çfarë mund t’i intensifikojë ato?

    Nëse i përkisni grupit të femrave që kanë dismenorre, sigurohuni që të shmangni gjërat e mëposhtme, në mënyrë që të kaloni sa më pa dhimbje ditët tuaja menstruale, shkruan Beauty & Health.

    Çfarë i intensifikon dhimbjet menstruale?

    Stresi, ushqimi dhe aktiviteti fizik nuk kontribuojnë në kalimin e ciklit pa ndonjë problem.

    Përkundrazi, e gjithë kjo mund të përkeqësojë gjendjen, veçanërisht te femrat që tashmë kanë probleme me menstruacionet e dhimbshme.

    Më poshtë shpjegohet sesi stresi, ushqimi dhe aktiviteti fizik ndikojnë negativisht në dismenorre.

    Dhimbjet menstruale dhe stresi

    Është e vërtetë që stresi është përgjegjës për shumë probleme me të cilat përballemi në jetën tonë të përditshme (fizike dhe mendore). Sigurisht, kjo nuk mund të mos ndikojë në psikikën tonë tashmë të trazuar në ditët e asaj periudhe.

    Mund të mos jetë e lehtë për ta hequr qafe atë, megjithatë, mund të bëni disa ushtrime për të qetësuar nervat kur ndieni shpërthimin.

    Ushqimi i varfër

    Kur themi ushqim i keq, nuk nënkuptojmë vetëm ushqimin e shpejtë që rëndon trupin tuaj, por edhe faktin që nuk hani vaktet e duhura çdo tri orë, gjë që çon në rraskapitje të trupit tuaj.

    Sidomos në ditët e ciklit, duhet të hani vakte të vogla dhe të shpeshta për të shmangur marramendjet që do t’ju lodhin më shumë.

    Aktiviteti fizik

    Kur trupi juaj po përpiqet të përballojë faktin që ka gjakderdhje, do të ishte mirë të mos shkoni në palestër për të bërë pesha apo ushtrime aerobike.

    Provoni pozicione relaksuese joga ose pilates dhe bëni një shëtitje (nëse mund ta duroni dhimbjen) në një rutine.

    Nga Rubrika
    Lifestyle28 Nëntor 2024
    Dashi Kjo do të jetë një ditë reflektimi për të lindurit e kësaj shenje. Ndoshta nuk i keni kaluar ende disa probleme...
    Lifestyle27 Nëntor 2024
    Me ardhjen e ditëve më të ftohta, shumë njerëz po pyesin se si temperaturat e ulëta ndikojnë në shëndetin, e veçanërisht në...
    Lifestyle26 Nëntor 2024
    Dhimbjet e kokës që shfaqen në mëngjes mund të kenë shkaktarë të ndryshëm. Ato mund të jenë rezultat i ndryshimit në fiziologjinë...
    Të tjera
    Vip29 Nëntor 2024
    Banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Lela i ka treguar “cukit” pse ka qarë ajo gjatë mbrëmjes. Ajo thotë se...
    Lajme29 Nëntor 2024
    Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar protestën e radhës do ta mbajnë më 5 dhjetor. Bëhet e ditur se...
    Sport29 Nëntor 2024
    Superliga e Kosovës në futboll do të vazhdojë sot dhe gjatë fundjavës me javën e 15-të të saj. Ndeshja hapëse e kësaj...
    Lajme29 Nëntor 2024
    Kryetari i AKR, Behgjet Pacolli, ka folur lidhur me historinë e njohjes me Naim Murselin, që dyshohet se porositi vrasjen e gruas...
    Lajme29 Nëntor 2024
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar edhe një herë lidhur me kontratat një burimore apo sekrete, numri i të cilave në këtë...
    Lajme29 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar fjalimin e ashpër të presidentes Osmani, javën  e kaluar në Kuvend, ku ajo tha se...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.