×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Çfarë i bën trupit tuaj vetëm një kanaçe Redbull

    FrontOnline
    12 Tetor 2020

    A keni menduar ndonjëherë çfarë i bëjnë trupit tuaj pijet energjike? Një hulumtues ka bërë një eksperiment dhe ka nxjerrë një grafikë që tregon në detaje efektet e pirjes së një pijeje si Red Bull.

    Kjo është ajo çfarë një kanaçe Red Bull i bën trupit tuaj”

    Pas 10 minutave

    Sapo të keni pirë një pije energjike, kafeinës i duhen vetëm rreth 10 minuta për të hyrë në qarkullim të gjakut. Normat tuaja të zemrës dhe shtypja e gjakut fillon të rritet.

    Pas 15-45 minutave

    Kjo është koha kur nivelet e kafeinës në gjak arrijnë kulmin. Ju filloni të ndjeheni më të zgjuar për shkak se stimuluesi në pije fillon t’ju prekë juve, duke përmirësuar jo vetëm koncentrimin por edhe atë se sa vigjilent jeni.

    Pas 30-50 minutave

    E gjithë kafeina absorbohet plotësisht dhe mëlçia juaj përgjigjet gjithashtu duke absorbuar më shumë sheqer në gjak.

    Pas 1 ore

    Trupi juaj fillon të ndjejë rënie të sheqerit së bashku me nivelet e kafeinës, dhe do të filloni të ndjeheni të lodhur për shkak se edhe nivelet e energjisë fillojnë të bien.

    Pas 5-6 ore

    Kjo është gjysma e jetës së kafeinës, që nënkupton se trupit i duhen 5-6 orë për të reduktuar kafeinën në gjakun tuaj për 50%.

    Pas 12 orëve

    Kjo është koha që i nevojitet shumicës së njerëzve për të hequr plotësisht kafeinën nga gjaku i tyre. Shpejtësia në të cilën ndodh kjo varet nga shumë faktorë, prej moshës e deri tek aktiviteti.

    Pas 12-24 orëve

    Pasi kafeina është një ‘drogë’, ata që rregullisht pinë kësi pije mund të ndjejnë simptoma tërheqjeje 12-24 orë pas dozës së fundit. Kjo shpesh çon në dhimbje koke, nervozë dhe kapsllëk.

    Pas 7-12 ditëve

    Studime të ndryshme kanë treguar se kjo është koha që i duhet trupit për t’u bërë tolerant ndaj dozës së rregullt të kafeinës. Kjo nënkupton se ju do të mësoheni me të dhe nuk do t’i ndjeni më efektet e saj aq shumë.<

     

     

    Nga Rubrika
    Lifestyle18 Janar 2025
    Spinaqi është i pasur me minerale dhe ka një varg përfitimesh shëndetësore nga konsumi i tij. Përmirëson shikimin Parandalon plakjen e muskujve...
    Lifestyle18 Janar 2025
    DASHI Dita premton të jetë pozitive, me Marsin që ju jep energji dhe vendosmëri. Në dashuri përpiquni të jeni më të pranishëm...
    Lifestyle17 Janar 2025
    Shumë studime kanë vërtetuar se shega është një nga frutat me më shumë efekte shëruese; ndikon në përmirësimin e sëmundjeve të stomakut,...
    Të tjera
    Vip18 Janar 2025
    Milaimi duket se po i shkon mirë muhabeti me Xhenetën, brenda shtëpisë më të famshme në vend. Madje ai i bëri edhe...
    Lajme18 Janar 2025
    Ish drejtuesit e t Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj shpallën kandidaturën e...
    Lajme18 Janar 2025
    Petrit Selimi, analist, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar fushatën elektorale, që tashmë ka hyrë në javën e dytë....
    Bota/Rajoni18 Janar 2025
    Kur këtë të premte bëhen dy muaj nga vdekja e Martin Canit, u zhvillua një protestë pranë shkollës së tij “Fan Noli”,...
    Sport18 Janar 2025
    Real Madrid ka pasur një sezon të vështirë deri tani, dhe për këtë arsye ka pasur presion të madh mbi Carlo Ancelotti...
    Bota/Rajoni18 Janar 2025
    Shtetet e Bashkuara shpallën të premten si të padëshiruar tetë individë për organizimin dhe zbatimin e planit për kremtimin e Ditës së...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.