×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Çfarë është transplantimi i flokëve?

    FrontOnline
    30 Mars 2023

    Një transplant flokësh është një procedurë kirurgjikale që merren në formë folikuli nga pjesa dhuruese e kokës tek pjesa ku mungojne flokët. Mbjellja e flokëve mundëson vendosjen e flokëve të reja në hapsirën e kokës ku kanë humbur flokët për shkak të gjenetikës, moshës, semundjës apo traumës.

    Transplantet e flokëve zakonisht kryhen si një procedurë ambulantore, kështu që nuk do të keni nevojë të qëndroni në spital gjatë natës. Procedura kryhet në hapsirë të veqantë brenda spitalit ku plotësohen të gjitha kushtet e ruajtjes së sterilitetit gjatë procedurës së mbjelljës së flokëve, procedura e mbjelljës së flokëve kryhet nën anestezion lokal dhe zgjatë nga 4 deri në 8 orë, varesisht nga numri i folikuleve që do të implantohen.

    Para çdo procedure të mbjelljës së flokëve pacientët duhet të vizitohen në spital dhe të kryejn të gjitha testet laboratorike të nevojshme para procedurës, poashtu të paktën 7 ditë më herët pacientit i ipet një udhëzues i ushqimit dhe pijeve të cilat mundet ti përdorë 7 ditë para procedurës dhe ato çka i kufizohen/ndalohen të perdor para procedurës.

    Kujdes të veçant duhet të keni në 3 ditët e para dhe duheni të konsultoheni çdo ditë me ekipin që kryeni mbjelljen. Personi përgjegjës i spitalit ku keni kryer mbjelljën do të ju udhëzoj çdo ditë si të kujdeseni për flokët e mbjellura si dhe për terapitë që do të perdorni, do të keni të gjitha udhëzimet në formën e shkruar për kujdesin post-operativ për 3 muajt e ardhshëm.

    Është me rëndesi të permendet që mbjellja e flokëve sado që është një procedurë ditore që ska nevojë për hospitalizim duhet pasur parasyshë se duhet të kryhet në ambiente spitalore e cila klasifikohet si ndërhyrje mikrokirurgjikale sipas standardeve të ICD në Republikën e Kosovës. Këtu hyn edhe stafi i mirëpergaditur për çdo lloj situate të mundshme, ekipi i mbjelljës duhet të jetë profesional dhe i thirrur të kryej mbjelljen e flokëve. Gjithashtu në përcjellje të procedurës së mbjelljes së flokëve nga fillimi deri në mbarim duhet të jetë edhe doktori reanimator (anesteziologu) i cili duhet të vlersoj gjendjen e pacientit çdo herë duke monitoruar shenjat vitale të pacientit dhe duke vepruar sipas nevojës.

    Më poshtë janë disa nga pyetjet më të shpeshta të bera nga pacientët:

    1. Sa munden të qendrojnë flokët e mbjellura, a bien ndonjëher?

    Flokët e mbjellura janë të përhershme, nuk bien asnjëher sepse merren në pjesën e kokes ku nuk mundet të ketë rënje gjenetike, çdo herë duhet të keni parasyshë vendin se ku kryeni mbjelljen sepse jo të gjitha rastet kanë rezultatet e përhershme.

    2. Sa është përqindja e suksesit në mbjelljen e flokëve në përgjithësi?

    Sipas studimeve të fundit dhe anketave që janë bërë tek pacientët që kanë kryer mbjelljen e flokëve, kënaqësia është 8.7 nga 10 që është maksimumi.

    3. Kur mund të shohim rezultatet e flokëve të mbjellura?

    Rezultatet e flokëve të mbjellura i shihni në ditën e 10 pas mbjelljes së flokëve, mirëpo ato flokë do të

    bien në 30 diteshin e parë për të filluar të dalin pastaj nga fillimi, rezultatet fillojnë të shihen nga muaji i 3 deri në muajin e 12 pas mbjelljës së flokëve.

    4. A është e dhimbshme procedura e mbjelljës së flokëve?

    Varesisht nga vendi ku keni kryer mbjelljen e flokëve mund të ndjeni dhimbje ose jo, një mbjellje e kryer në kushte spitalore dhe nga ekipi profesional do të bejë që të kryeni mbjelljen e flokëve pa ndjerë dhimbje asnjëher, ju nuk do të keni dhimbje as pas përfundimit të procedurës së mbjelljës së flokëve për shkak të barnave efeketive dhe adekuate që janë përdorur.

    5. Sa lloje të metodave janë për mbjelljen e flokëve?

    Mbjellja e flokëve realizohet vetëm me metodën FUE, metoda e vjetër FUT është hequr nga përdorimi, pastaj metoda FUE(Follicular Unit Extraction) ka teknikat e saj, është teknika Sapphire, teknika DHI(Direct Hair Implant) ose Choi Teknika, dhe teknika e kombinuar SDHI(Sapphire & Direct Hair Implant).

    Në vendin tonë vlenë të theksohet se Spitali Anaderm është padyshim vendi më i mirë për të kryer procedurat e mbjelljes së flokëve. Spitali ka një ekip për mbjelljen e flokëve me përvojë shumëvjeqare dhe të aftë, që përdorin metodat më të fundit për t’u ofruar pacientëve rezultate me pamje natyrale. Jo vetëm kaq, Anaderm përdor gjithashtu teknologji dhe pajisje të avancuara për të siguruar që procedura të jetë e sigurt dhe efikase. Pacientët që zgjedhin këtë spital për mbjelljen e flokëve mund të presin kujdes të personalizuar që nga momenti kur hyjnë e deri në fund të procedurës,duke vazhduar kontaktin dhe kujdesin pas procedurës deri në 12 muaj për të gjithë hapat e nevojshem në secilën periudhë. Stafi në spital merr kohë për të kuptuar nevojat dhe qëllimet unike të secilit pacient përpara se të rekomandojë një plan trajtimi. Ajo që është e sigurtë, është se pacientët mund do te marrin sherbimin e kerkuar ne menyren me te mire te mundshme.

    Si përfundim, nëse po kërkoni një vend të besueshëm për të bërë transplantin e flokëve, mos kërkoni më larg se Spitali Anaderm.

    Menaxho shpenzimet dhe fito zbritje me aplikacionin e Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lifestyle24 Prill 2024
    Sezoni i alergjive ndaj polenit ka filluar, prandaj rekomandohet që të shmangni kalimin e kohës jashtë. Personat alergjikë ndaj polenit duhet të...
    Lifestyle24 Prill 2024
    DASHI Në dashuri, mësoni të shkoni përtej kufijve dhe mos u zemëroni nëse diçka nuk ju shkon ashtu siç dëshironi. Duhet të...
    Lifestyle23 Prill 2024
    Duart janë një barometër i mirëqenies sonë dhe ndryshimi më i vogël mund të nënkuptojë një problem serioz shëndetësor në pjesë të...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    Zbatimi i vendimit të Kushtetueses për Manastirin e Deçanit nuk është kundërpeshë e mjaftueshme që Kosova të marrë përkrahjen e aleatëve sa...
    Vip25 Prill 2024
    Me kërkesë të avokatit Florent Latifaj, mbrojtës i këngëtarit Sinan Vllasaliu është anuluar seanca e së enjtes në rastin ku Vllasaliu po...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Gordana Siljanovska Davkova, kandidatja presidenciale e Maqedonisë së Veriut nga VMRO-DPMNE, në rrethin e djeshëm të parë të zgjedhjeve për shef të...
    Kronika25 Prill 2024
    Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ndaluar një person për 48 orë për shkak të dyshimin të veprës penale “sulmi seksual”. Sipas njoftimit...
    Lajme25 Prill 2024
    Gjykata Kushtetuese e Speciales ka hedhur poshtë referimin lidhur me Rregulloren e Ndihmës Juridike të DHSK-së, në rastin gjyqësor ‘Januzi dhe të...
    Lajme25 Prill 2024
    Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, ka thënë për Ekonomia Online se mundësia që të arrihet një marrëveshje për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.