×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Ç’është “Omicroni tinëzar”, nënvariant i paraqitur në disa vende evropiane

    FrontOnline
    22 Janar 2022

    Në kohën kur qeveritë në Evropë i kanë shprehur qëllimet për lehtësimin e masave kufizuese kundër Covid-19, mundësia e një vale të re të virusit është duke shkaktuar shqetësim në mesin e komunitetit shkencor.

    Euronews

    Nënvarianti i variantit Omicron, BA.2, i cili po quhet edhe “Omicroni tinëzar”, duket se po fiton terren në pjesë të caktuara të botës, përfshirë Danimarkën dhe Britaninë e Madhe, shkruan Euronews, përcjell Gazeta Express.

    Pse po quhet “Omicroni tinëzar”? Duke e marrë parasysh shpejtësinë me të cilën po i kalon nënvariantet tjera të Omicronit, ai po shkakton frikë se një lloj i ri i virusit është duke u përhapur në mënyrë aktive nëpër komunitet.

    Agjencia për Siguri Shëndetësore e Britanisë së Madhe të premten e cilësoi BA.2-shin si variant nën hetim përderisa shkalla e tanishme e rasteve është shumë e ulët. Agjencia tha se do të kryejë analiza të mëtejme.

    “53 sekuenca të nënllojit BA.2 të Omicronit janë identifikuar në Mbretërinë e Bashkuar”, thuhet në një deklaratë të kësaj agjencie.

    Dr. Meera Chand, drejtoreshë e incidenteve në Agjencinë për Siguri Shëndetësore të Britanisë së Madhe, tha: “Është natyrë e viruseve që të evoluojnë dhe të pësojnë mutacione, prandaj është e pritshme që do të vazhdojmë të shohim paraqitje të varianteve të reja përderisa pandemia vazhdon.”

    Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Omicroni, i cili ndryshe quhet edhe B.1.1.529, ka tri nënvariante kryesore: BA.1, BA.2 dhe BA.3. Deri tani ka mbizotëruar nënvarianti BA.1. Sipas OBSH-së, ky nënvariant përbën një shumicë të madhe të të gjitha rasteve të Omicronit.

    Megjithatë, në disa vende, nënvarianti BA.2 ka filluar që të përhapet më shpejt. Në Danimarkë, ai tashmë përbën gati gjysmën e rasteve të Omicronit. Shtetet tjera si Britania e Madhe, Norvegjia dhe Suedia gjithashtu po përballen me rritje të rasteve me nënvariantin BA.2, ndonëse jo në masë të njëjtë.

    “Analiza fillestare nuk shfaq dallime në hospitalizim për nënvariantin BA.2 me nënvariantin BA.1”, tha përmes një deklarate të enjten Instituti “Statens Serum” në Danimarkë, qendër kërkimore qeveritare për sëmundje ngjitëse.

    Përfito FALAS një pushim për çift në Budva
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Uashingtoni e ka konfirmuar dhe ka dhënë një shpjegim se pse ShBA ka vendosur të vë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Kandidati për president Donald Trump do të jetë sot sërish në sallën e gjyqit ndërsa procesi për përzgjedhjen e jurisë vazhdon. Zoti...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Shqipëria renditet e gjashta në Evropë sa i përket aksidenteve rrugore. EUROSTAT në publikimin e fundit e rendit kështu Shqipërinë, ndërkohë që...
    Të tjera
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Kandidati për president Donald Trump do të jetë sot sërish në sallën e gjyqit ndërsa procesi për përzgjedhjen e jurisë vazhdon. Zoti...
    Lajme18 Prill 2024
    Komandanti i KFOR-it, Özkan Ulutaş, do të marrë pjesë në stërvitjen e Forcave të Armatosura Serbe ‘’Whirlwind 2024’’, Peshter. Pjesëmarrja e tij...
    Lajme18 Prill 2024
    Në vazhdën e takimeve lidhur me procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani...
    Sport18 Prill 2024
    Trajneri kroat Viktor Kovac është emëruar përzgjedhës i Kombëtares së Kosovës në basketboll në konkurrencën e femrave. Federata e basketbollit të Kosovës...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Shqipëria renditet e gjashta në Evropë sa i përket aksidenteve rrugore. EUROSTAT në publikimin e fundit e rendit kështu Shqipërinë, ndërkohë që...
    Lajme18 Prill 2024
    Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, bashkë me drejtues të Sistemit Prokurorial, Gjyqësor dhe Akademisë së Drejtësisë, gjatë ditës...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.