×
  • Lajme
  • Lajme

    Certifikohen 53 auditorë të energjisë

    FrontOnline
    24 Shkurt 2021

    Ministri në detyrë i Ekonomisë dhe Ambientit (MEA), Muharrem Nitaj dhe rektori i Universitetit të Prishtinës (UP), Naser Sahiti, sot kanë ndarë certifikatat e auditorëve të energjisë.

    Sipas komunikatës ministrore, Nitaj njoftoi se janë trajnuar 53 kandidatë, por në pa mundësi që të jenë të pranishëm të gjithë kandidatët për shkak të gjendjes me pandeminë, kanë ftuar tre nga ta që në mënyrë simbolike t’u ndahen certifikatat.

    “Ministria e Ekonomisë dha Ambientit ka angazhuar Universitetin e Prishtinës për trajnimin e auditorëve për procesin e përformancës të vlerësuesve dhe certifikuesve të ndërtesave, projekt ky jashtëzakonisht i rëndësishëm që është ndihmuar nga GIZ-i gjerman, në këtë fazë të parë me punën e shkëlqyeshme të Universitetet të Prishtinës, është arritur që të trajnohen 53 auditorë”, tha Ministri Nitaj.

    Rektori Sahiti tha se ky bashkëpunim dëshmon se janë të gatshëm për zgjerim të aktiviteteve edhe në fusha tjera.

    “Si rezultat i bashkëpunimit, ne realizuam trajnimin ku certifikuam auditorë të energjisë. Është moment shumë i rëndësishëm të tregojmë se ne jemi të gatshëm për zgjerim edhe në fusha tjera”, tha Sahiti.

    Kurse, kandidati i certifikuar, Fahrush Azemi tha se për një zhvillim të qëndrueshëm, segmenti i energjisë është shumë i rëndësishëm dhe po ashtu theksoi se duhet të merren masa në shumë objekte në Kosovë.

    Projekti i certifikimit të auditorëve të energjisë është organizuar nga Agjencia e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, është financuar nga Qeveria gjermane përmes GIZ-it, ndërsa trajnimi është kryer nga UP, ku janë trajnuar 53 kandidatë, nga ta 17 janë arkitektë, 16 inxhinierë të Ndërtimtarisë, 12 inxhinierë të Elektros dhe 8 inxhinierë të Makinerisë.

    Tre kandidatët që sot morën certifikatat janë Fahrush Azemi, Krenare Shkodra dhe Njomza Blaku.

    Formula 1 vjen në Artmotion më "i çmendur" se kurrë
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ministrja për Çështje Evropiane të Malit të Zi, Maida Gorçeviç, deklaruan se Mali i Zi nuk...
    Lajme29 Mars 2024
    Punëtorët e Telekomit të Kosovës, nuk i kanë marrë ende pagat, për shkak të bllokimit të llogarive financiare. Ata në shenjë pakënaqësie...
    Lajme29 Mars 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka falënderuar të gjithë ata që po e përkrahin Kosovën në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Europës. Ajo...
    Të tjera
    Lajme29 Mars 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar masakrën e Belegut e Irzniqit të Deçanit si dhe të Poterqit...
    Lajme29 Mars 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka shprehur qëndrimin e tij pro themelimit të cdo komisioni hetimor dhe se për këtë...
    Lajme29 Mars 2024
    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se qeveria nuk ka arsye të japë dorëheqje. Këtë deklaratë ai e bëri para mediave...
    Lajme29 Mars 2024
    Tri seanca plenare do të mbahen në javën e ardhshme në Kuvendin e Kosovës. Kështu ka bërë të ditur shefja e grupit...
    Lajme29 Mars 2024
    Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, po intervistohet nga Prokuroria e Speciale në Prishtinë. Sipas RTK-së, Berishaj gjendet në Prokurorinë Speciale...
    Lajme29 Mars 2024
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës gjatë mbikëqyrjes permanente të situatës epidemiologjike në vend ka konstatuar një rritje të lehtë të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.