[wp-story]

Lajme

Çerdhet  në Kosovë nuk e pranojnë vendimin e Ministrit Bytyqi për kurrikulën bërthamë

Çerdhet  në Kosovë nuk e pranojnë vendimin e Ministrit Bytyqi për kurrikulën bërthamë
16:30 | 23 Shtator 2019

Kolegjiumi i Drejtorëve të Institucioneve parashkollore, sot përmes një shkrese kanë reaguar për vendimin e Ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi,  për miratimin e Kurrikulës Bërthamë për edukimin në fëmijërinë e hershme 0-5 vjeç, raporton Front Online.

Në reagimin që e  ka siguruar “Front Online” shkruan se nuk janë respektuar komentet dhe rekomandimet e dalura nga takimi publik i datës 15.05.2019 dhe reagimeve individuale të drejtorëve, edukatoreve, prindërve dhe të gjitha institucioneve që merren me edukimin e fëmijërisë së hershme.

Kolegjiumi i drejtorëve ka kërkuar nga Ministria e Arsimit dhe Ministri Bytyqi që ta anulojnë këtë vendim.

“Duke e parë relevancën e edukimit të fëmijërisë së hershme, lusim Ministrinë e Arsimit në krye me kabinetin e ministrit të anulojnë vendimin i cili është nënshkruajtur   pa u informuar për rishikimin, plotësimin dhe çfarë ndryshimi ka ndodhur në dokument pas diskutimit publik”.

Ata kanë thënë se kurrikula bërthamë si e tillë nuk do të gjenë zbatim, pa plotësimet me ndryshimet e rekomanduara .

Ndërsa në vendimin e siguruar nga “Front Online” thuhet se :

  1. Miratohet Kurrikula Bërthamë për edukimin në fëmijërinë e hershme 0-5 vjeç
  2. Vendimi hynë në fuqi me nënshkrimin e tij.

 

 

“Graniti” hap showroom-in e dytë në Prishtinë (VIDEO)

Të tjera