×
  • Lajme
  • Lajme

    Çelaj: Vota e brendshme blihet në PDK, edhe subjeket tjera bëjnë manipulime

    FrontOnline
    08 Mars 2021

    Anëtari i PDK’së, Lirak Çelaj, ka folur për manipulimin me votat e kandidatëve për deputetë në zgjedhje.

    I ftuar në emisionin Frontal në T7 me Arsim Lanin, ai ka thënë se manipulime me vota bëhen në gjithë vendin.

    Përndryshe, Çelaj ka thënë se në garë të brendshme të PDK’së, ka pasur vjedhje të votave. Ndërsa, manipulime të tilla bëjnë edhe subjektet tjera politike.

    Ai është shprehur se derisa kjo është bërë në garë të brendshme, mund të bëhet edhe në garë të jashtme.

    “Vota e brendshme blihet në PDK. Në një garë të brendshme ka pasur blerje të votave. Një person që e ka bërë këtë në garën e brendshme, pse nuk do ta bëjë edhe në garën e jashtme. Unë mendoj që në të gjitha subjektet ndodh manipulimi i votës së brendshme”, ka thënë ai.

    Ai është shprehur se manipulimi me vota mund të fillojë qysh në klasa, ku fillon numërimi i votave të kandidatëve.

    “Raste të tilla kemi në gjithë Kosovën. Hera e parë ndodh në klasë. Aty ndodh vjedhja e parë, pra në momentin që numërohen votat e partisë, pastaj kur plotësohen numrat e kandidatëve secili ja lë lirinë kandidatit tjetër që të plotësojë si të ja dojë qejfin. Faza e dytë është në Fushë Kosovë, aty ku bëhet rinumërimi. Aty mund të ja ngatërrojnë numrat kandidatëve. Ndërsa kur shohim edhe njerëz anonim që nuk njihen e marrin shumë vota, kjo na fut në dyshime”, ka shtuar ai.

    Super oferta nga Sharr Travel/ Vetëm 70€ për person në Hotel VM Resort & Spa 5* në Durrës
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, deklaroi se Prishtina duhet të përmbushë detyrimet e saj nga marrëveshjet me Beogradin,...
    Lajme19 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot diell dhe vranësira të pakta në orët e para të mëngjesit, më pas pritet shtim...
    Lajme19 Prill 2024
    Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ballkanin Perëndimor dhe ndërmjetësit të dialogut Kosovë -Serbi....
    Të tjera
    Sport19 Prill 2024
    Ish-mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, ka dërguar një mesazh frymëzues për Topçinjtë teksa po hyjnë në ndeshjen e fundit të betejës së...
    Lajme19 Prill 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një rreshteri policor, pasi një ankese nga një qytetar sot në Prizren. Sipas tij,...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Një person i vuri zjarrin vetes të premten jashtë gjykatës së Nju Jorkut, ku po zhvillohej gjyqi historik ndaj ish-presidentit Donald Trump,...
    Lajme19 Prill 2024
    Një 17 vjeçar është arrestuar sot në Ferizaj nën dyshimin se ka tentuar ta vras me thikë një 20 vjeçar. I lënduari...
    Lajme19 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestimin nga policia serbe të shtetasit kosovar dhe asaj britanike, Sadik...
    Sport19 Prill 2024
    Trojet shqiptarë kanë nxjerrë njerëz të suksesshëm dhe të mbërrirë në fusha të ndryshme. Pa diskutim, sportistët ishin ata që i bënë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.