Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Hajrulla Çeku përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se artistja Doruntina Kastrati, kuratorja Erëmirë Krasniqi dhe komisionerja Hana Halilaj, do ta përfaqësojnë vendin tonë vitin e ardhshëm në Bienalen e Artit në Venedik.
“Sot i përgëzova dhe urova mbarësi në këtë rrugëtim. Biseduam për konceptin e projektit “Heshtjet Kumbuese të Metalit dhe Lëkurës”, për punët dhe përgatitjet që po bëhen për këtë prezantim të rëndësishëm të Kosovës para artistëve dhe artdashësve nga mbarë bota”, ka shkruar ministri Çeku.