×
  • Lajme
  • Lajme

    Carl Bildt: Thaçi mund të arrestohet!

    FrontOnline
    26 Qershor 2020

    “Nëse akuzat që janë bërë tani publike konfirmohen, atëherë ai praktikisht përballet me arrestimin, dhe do të shkojë në Hagë ku do të përballet me një proces gjyqësor të gjatë e të komplikuar, ku mbrojtja e dëshmitarëve do të jetë një problem. Do të zgjasë me vite. Dhe kjo padyshim do të shkaktojë pështjellim të madh në politikën e Kosovës”.

    Komentet i bën në profilin e tij në Twitter, Carl Bildt, ish kryeministër I Suedisë dhe aktualisht bashkëkryesues i Këshillit Europian për Marrëdhëniet me Jashtë. Thaci vetë, nga Tirana ku ndaloi shkurtimisht tha se opinionit publik do t`I drejtohet të dielën. Ai ka qenë jashtë Kosovës dhe e ndërpreu udhëtimin drejt Shteteve të Bashkuara pasi Zyra e Prokurorit Special në Hagë paraqiti të mërkurën kundër tij aktakuzën për krime lufte. “. Ju uroj një fundjavë të qetë dhe mbetem me shpresë të plotë se ditët më të mira për Kosovën dhe kombin shqiptar i kemi përpara”, shkroi ai në Facebook.

    Publikimi i akuzave nxiti reagime në shkallë të gjerë në Kosovë dhe kritika të rrepta ndaj prokurorisë së posaçme. Analistët thanë se situata e re ka vënë në pikëpyetje rifillimin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndonëse Bashkimi Evropian po ngulë këmbë se ato duhet të rifillojnë muajin që vjen.

    Nga Rubrika
    Lajme11 Maj 2025
    Sot rreth orës 21:00 në rrugën ‘C’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një këmbësori....
    Lajme11 Maj 2025
    Dy persona kanë raportuar në polici, se derisa janë takuar me 24-vjeçarin A.T., të cilit ia kanë dhënë një pistoletë për t’ia...
    Lajme11 Maj 2025
    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka nisur fushatën e zgjedhjeve lokale nga Prizreni. Në një postim të bërë nga partia e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni11 Maj 2025
    Sali Berisha e ka quajtur Baton Haxhiun, ‘gënjeshtar të gatshëm’ të Edi Ramës, shkaku i exit pollit të publikuar nga Albanian Post,...
    Bota/Rajoni11 Maj 2025
    Një nuse e veshur me fustan të bardhë ka vendosur të votojë në ditën e saj të dasmës në një qendër votimi...
    Bota/Rajoni11 Maj 2025
    Sali Berisha nga Partia Demokratike u shpreh i ashpër me gazetarin Baton Haxhiu, pasi exit polli i tij nxori PD-në në vendin...
    Bota/Rajoni11 Maj 2025
    Analisti Baton Haxhiu shprehet me bindje në “Opinion” se fitues në këto zgjedhje është Edi Rama, si udhëheqës i Partisë Socialiste e...
    Bota/Rajoni11 Maj 2025
    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se është i gatshëm të takojë presidentin rus Vladimir Putin “personalisht” në Stamboll të enjten për bisedime...
    Bota/Rajoni11 Maj 2025
    Ka përfunduar edhe zyrtarisht votimi në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, me Exit Pollet që e tregojnë Partinë Socialiste fituese. Komisioneri Shtetëror i...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.