Kronika

‘Cambridge Kids’ nuk ka licencë për çerdhe

‘Cambridge Kids’ nuk ka licencë për çerdhe
11:06 | 12 Shkurt 2020

Institucioni parashkollor “Cambridge Kids”, nga e cila dje doli një video ku dyshohet se një edukatore keqtrajtonte një fëmijë, nuk ka licencë për këtë veprimtari. Këtë e ka konfirmuar për Kohen Ditore drejtori i departamentit të arsimit parauniversitar, Alush Istogu.

Ai ka thënë se kjo çerdhe asnjëherë nuk ka bërë kërkesë për licencim në MASHT.

“Çerdhja nuk ka licencë dhe nuk ka bërë kërkesë për licencim në MASHT. Me rastin do të merret Inspektorati i Arsimit”, ka thënë ai.

Edhe drejtori i Inspektoratit, Dëfrim Gashi ka konfirmuar se sot inspektoret do të dalin në këtë institucion dhe do të merren me rastin.

Super zbritje në “Petrol Company”

Të tjera