×
  • Kronika
  • Kronika

    Caktohet masa e paraburgimit ndaj katër të pandehurve për kontrabandimi me migrantë

    FrontOnline
    19 Korrik 2021

    Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, gjyqtarja e procedurës – Raima Elezi, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 16.07.2021 dhe mund të zgjasë deri më datën 16.08.2021, ndaj të pandehurve S.M., A.B., V.F., dhe F.F., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale kontrabandimi me migrantë.

    Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurve S.M., A.B., V.F., dhe F.F., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar:Se të pandehurit S.M., A.B., V.F., dhe F.F., në bashkëkryerje, merren me kontrabandim të migrantëve me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejt ose të tërthortë të dobisë financiare ose të dobisë tjetër pasurore nga hyrja e paligjshme e personave në Republikën e Kosovës, të cilët nuk janë shtetas të Republikës së Kosovës, në atë mënyrë që me datë 16 korrik jashtë vendkalimit zyrtar kufitar shtetëror Shqipëri-Kosovë, në afërsi të fshatit Vërmicë, kanë futur në territorin e Republikës së Kosovës 11 (njëmbëdhjetë) shtetas të Sirisë, të cilët me një automjet të cilën e ka drejtuar i pandehuri S.M., i kanë sjellë deri në shtëpinë e të pandehurit A.B., në Suharekë, në mënyrë që më vonë me kompensim financiar të i transportojnë deri në Mitrovicë afër kufirit, me qëllim të kalimit të tyre ilegalisht në territorin e Republikës së Serbisë.

    Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.Me rastin e caktimit të paraburgimit, gjykata ka marrë parasysh natyrën e rëndë të veprës penale për të cilën dyshohen të pandehurit, si dhe faktin se procedura është në fazën fillestare dhe në vazhdim duhet të dëgjohen të gjithë të dëmtuarit në cilësi të dëshmitarit, dhe të mblidhen edhe prova tjera për zbardhjen e kësaj çështje penale.

    Nga të lartë cekurat gjyqtarja e procedurës ka vlerësuar se caktimi i paraburgimit për të pandehurin është më se i domosdoshëm, gjithashtu për të parandaluar përsëritjen e veprës penale, andaj caktimi i paraburgimit për të pandehurit është më se i domosdoshëm dhe i arsyeshëm dhe për shkak të mbarëvajtjes së procedurës së rregullt të procedurës penale – hetimore.Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit, ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton se në këto vende s’do të ketë rrymë
    Nga Rubrika
    Kronika24 Prill 2024
    Është arrestuar zyrtari i komunës në Ferizaj pasi dyshohet se duke keqpërdorur pozitën e tij, i kishte mundësuar një turkut të pajiset...
    Kronika24 Prill 2024
    Në Qendrën Korrektuese në Dubravë është arrestuar e dyshuara femër pasi ka tentuar të fusë brenda burgut një sasi të substancës së...
    Kronika24 Prill 2024
    Në fshatin Prekallë të Istogut, mbrëmë është gjetur pa shenja jete një person afër shtëpisë së tij. Bëhet e ditur se vdekjen...
    Të tjera
    Artikull i Sponsoruar24 Prill 2024
    Ambasadori i Francës, Olivier Guerot, është përfaqësuesi i radhës i korit diplomatik të akredituar në Kosovë, i cili ka vizituar ambientet e...
    Lajme24 Prill 2024
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka thënë e Serbia do të tentojë sërish të destabilizojë Kosovën. Sipas saj, përpjekjet e Serbisë për...
    Lajme24 Prill 2024
    Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot mbush 56 vjet. Edhe kjo ditëlindje Thaçin e gjen në Hagë ku po akuzohet për krime...
    Vip24 Prill 2024
    Vëllai i Madh’ surprizoi çiftin Heidi-Romeo në ‘Prime-n’ e djeshëm. Ai e dërgoi çiftin në një suitë ku mund të kalonin çaste...
    Sport24 Prill 2024
    Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi sot feston ditëlindjen e tij të 30-të. Pjesëtari i ekipit të Mallorcas tashmë i njohur...
    Kronika24 Prill 2024
    Në Qendrën Korrektuese në Dubravë është arrestuar e dyshuara femër pasi ka tentuar të fusë brenda burgut një sasi të substancës së...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.