×
  • Lajme
  • Lajme

    Cakolli: KQZ-ja po cenon fshehtësinë e votës, asnjë votues nuk duhet të ndiejë presion

    FrontOnline
    19 Janar 2025

    Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim ka thënë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me planin për vendosjen e kabinave të votuesve në vendvotime, cenon fshehtësinë e votës.

    Në një postim në Facebook, ai ka thënë se jo vetëm votuesit që mund të shohin njëri-tjetrin, por edhe komisionerët e vëzhguesit mund të shohin qytetarët gjatë procesit të votimit në zgjedhjet e 9 shkurtit.

    “Kjo është mënyra se si Komisioni Qendror i Zgjedhjeve planifikon që t’i organizojë vendvotimet për zgjedhjet e 9 shkurtit. Siç mund ta shihni, kabinat e votimit do të vendosen ballë për ballë. Ky vendim cenon fshehtësinë e votës!”

    “Jo vetëm që votuesit mund të jenë të ekspozuar ndaj njëri-tjetrit, por edhe komisionerët dhe vëzhguesit do të kenë pamje të qartë të lëvizjeve të votuesve, në të paktën njërën kabinë. Po flasim për fletëvotime në formatin A3 (të mëdha), ku lëvizja e dorës në fillim apo në fund të fletëvotimit, mund t’i “ekspozojë” lehtësisht preferencat e votuesve”, ka thënë Cakolli.

    Cakolli ka shtuar se kjo nuk është hera që parë  që fshehtësia e votës rrezikohet nga vendimet e KQZ-së.

    “E njëjta ndodhi edhe me matrikulimin e gishtërinjve të votuesve, një praktikë që u konsiderua si shkelje edhe nga Agjencia për Informim dhe Privatësi. Pavarësisht paralajmërimeve për sanksione, KQZ-ja i injoroi ato. Është e çuditshme pse KQZ-ja po krijon kushte ku votuesit ndihen të ekspozuar pa privatësi të plotë gjatë votimit?”

    “Deri në zgjedhjet e vitit 2021, kjo çështje ka qenë e rregulluar në përputhje me standardet ndërkombëtare. Prandaj, KQZ-ja duhet urgjentisht t’i rikthehet garantimit të fshehtësisë së votës, si obligim i saj ligjor. Asnjë votues nuk duhet të ndiejë presion apo pasiguri për privatësinë e votimit. Fshehtësia e votës është e drejtë fundamentale – jo luks!”, ka thënë Cakolli.

    Nga Rubrika
    Lajme19 Shkurt 2025
    Ehat Miftaraj, drejtor Ekzekutiv i KDI-së, për FrontOnline, kërkesën e PRSK-së, bërë pranë Gjykatës Themelore që Albin Kurti, të paraqitet në këtë Prokurori...
    Lajme19 Shkurt 2025
    Besian Mustafa nga LDK ka thënë se Lumir Abdixhiku ka marrë mbi 85 për qind të votave të partisë. “Kryetari i LDK-së...
    Lajme19 Shkurt 2025
    Presidentja Vjosa Osmani, ka pranuar një mesazh urimi nga Sekretarja e Përgjithshme e Frankofonisë, Luise Mushikiëabo, me rastin e 17-vjetorit të shpalljes...
    Të tjera
    Lajme19 Shkurt 2025
    Teksa procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputet  po shkon drejt fundit, në media kanë dalë lista me shifra preliminare...
    Lajme19 Shkurt 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në një intervistë të dhënë së fundi ka folur për Administratën Trump dhe emisarin e veçantë për...
    Bota/Rajoni19 Shkurt 2025
    Bild sot ka raportuar se Italia është duke u përgatitur për tërheqjen e mundshme të trupave amerikane nga Kosova. Sipas gazetës së...
    Lajme19 Shkurt 2025
    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka dërguar kërkesë pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, që kryeministri i vendit, Albin Kurti, të paraqitet...
    Lajme19 Shkurt 2025
    Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar letë urimi nga Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq me...
    Lajme19 Shkurt 2025
    Deputetja Hykmete Bajrami në listën e kandidatëve të LDK-së, ka bërë ngritje të madhe në vota për dallim nga zgjedhjet parlamentare të...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.