×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Cakaj kërkon nga Bosnja-Hercegovina ta njohë Pavarësinë e Kosovës

    FrontOnline
    16 Qershor 2020

    Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, ka kërkuar nga Bosnja-Hercegovina që ta njohë Pavarësinë e Kosovës.

    Cakaj këtë e ka kërkuar në një takim në Sarajevë me nënkryetaren e Këshillit të Ministrave dhe ministren e Punëve të Jashtme të Bosnje dhe Hercegovinës, Bisera Turković.

    “Theksuam se njohja e Pavarësisë së Republikës së Kosovës nga Bosnja dhe Hercegovina do të ishte një vendim jo vetëm historikisht i drejtë, por edhe skajshmërisht i rëndësishëm për zhvillimin e demokracisë e forcimin e prosperitetit të Ballkanit Perëndimor në përgjithësI”, ka shkruar Cakaj.

    Ndryshe, Cakaj dhe Turkovic në këtë takim kanë biseduar për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe në fund kanë ndarë pikëpamjen e njëjtë lidhur me bashkëpunimin e mirë në një varg organizatash ndërkombëtare, përfshirë OSBE-në dhe UNESCO-n.

    “Në fund, ndamë pikëpamjen e njëjtë lidhur me bashkëpunimin e mirë në një varg organizatash ndërkombëtare, përfshirë OSBE-në dhe UNESCO-n. Gjithashtu, vlen të përmendet mbështetja e Bosnje dhe Hercegovinës për synimin e Shqipërisë për të marrë një vend jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit 2022-2023”, tha Cakaj.

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet, vendet që do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni23 Shtator 2023
    Ukraina nisi një tjetër sulm me raketa në Sevastopol këtë mëngjesin e së shtunës, që ndodhet në Krimenë e pushtuar nga rusët....
    Bota/Rajoni23 Shtator 2023
    Vendimi i Iranit për t’ua ndaluar qasjen disa inspektorëve bërthamorë të Kombeve të Bashkuara sugjeron se ky vend nuk është i interesuar...
    Bota/Rajoni23 Shtator 2023
    Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën për shkak të një zjarri që ra në një fabrikë topash golfi në Tajvan, tre...
    Të tjera
    Kronika23 Shtator 2023
    Policia në Kaçanik të premten ka arrestuar një të mitur. Të njëjtit i kanë gjetur një revole me 3 copë fishekë. Me...
    Lajme23 Shtator 2023
    Dragan Milloviq, Illija Elezoviq dhe Zoran Kostiq janë tre serbët e dyshuar për krime lufte për të cilët Gjykata Themelore në Prishtinë...
    Kronika23 Shtator 2023
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Prishtinë. Të njëjtit dyshohen se pas një mosmarrëveshje në komunikacion kanë...
    Bota/Rajoni23 Shtator 2023
    Dy persona janë arrestuar nga policia e Himarës, pasi dyshohet se shpërndanin drogë në lokalet e natës. Personat G. H., 25-vjeçar dhe...
    Kronika23 Shtator 2023
    Një prizrenas ka raportuar në Polici se derisa ishte duke punuar në pronën e tij ka hasur në një mjet të dyshuar...
    Sport23 Shtator 2023
    Një tribunë e stadiumit me bari artificial në Korishë të Prizrenit është shembur gjatë ditëve të fundit. U përurua në vitin 2019,...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.