[wp-story]

Lajme

Bytyçi: Veseli si Kryeparlamentar, kishte krijuar qasje në objektin e Kuvendit për mediat dhe gazetarët

Bytyçi: Veseli si Kryeparlamentar, kishte krijuar qasje në objektin e Kuvendit për mediat dhe gazetarët
16:27 | 10 Janar 2020

Këshilltari i Kadri Veselit ,  Hysni Bytyci në një postim në rrjetin social Facebook tha se Kadri Veseli si Kryeparlamentar ka krijuar qasje të vazhdueshme në objektin e Kuvendit të Kosovës për mediet , gazetarët dhe aktivistët e shoqërise civivle.

Postimi i plotë:

Gjatë mandatit të kaluar, Kadri Veseli si Kryeparlamentar, kishte krijuar qasje të vazhdueshme në objektin e Kuvendit të Republikës së Kosovës për mediat, gazetarët, aktivistët e shoqerisë civile si dhe ekspertët e fushave të ndryshme.

Ne, kishim krijuar një atmosferë të hapur në këtë institucion. Fundja, transparenca nuk është vetëm parim por mbi të gjitha edhe kulturë e demokracisë. Ndërsa sot ndihem i befasuar që pothuajse pas dy javesh kjo praktikë tanimë e krijuar nga z. Veseli është ndaluar nga udhëheqësia aktuale e Kuvendit të Kosovës.

Përfaqësuesit e mediave me orë të tëra qëndrojnë në temperatura nën zero (-) sepse ju ndalohet qasja fizike në objekt, kjo është thjeshtë turp! Në këtë mashtrimin e tyre publik për formimin e qeverisë, së paku ta respektojnë njërin nga parimet bazë të demokracisë, atë të transparencës.

Mirëpo ekziston një problem thelbësor këtu që pastaj rezulton me këtë situatë. Takimet e partive politike fare nuk duhet të ndodhnin në hapësirat e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Kuvendi është bartësi i sovranitetit të popullit si tërësi. Ajo nuk njeh parti politike, e aq më pak për aktivitete të tilla.

Kjo është edhe arsyeja pse Administrata e Kuvendit duke përfshirë Zyrën për media, nuk mund të jetë pjesë e këtyre aktiviteteve të imponura nga LVV dhe LDK në hapësirat e saj.

Siç duket këto parti kanë menduar se bartja e negociatave nga oda e Isa Mustafës, tek restorantet e hoteleve, e pastaj në hapësirat e Kuvendit ju jep pak shije institucionale këtyre tregtarëve të karrigave për pushtet. Zëdhëneësi i Vetëvendosjes në reagimin e tij tha se personalisht është kujdesur që gazetarët të kenë qasje në Kuvend, edhe pse një gjë e tillë nuk kishte ndodhur.

Por, problemi këtu qendron tek pyetja: Kush është zëdhënësi i një partie politike që të lejojë, të krijojë apo të mundësojë qasje në objektin e Kuvendit të Republikës së Kosovës? Andaj, pazaret për Qeverinë le t’i bëjnë këto dy parti në zyrat e tyre, duke respektuar minimumin e transparencës, se më shumë nga ta nuk presim!

“Graniti” hap showroom-in e dytë në Prishtinë (VIDEO)

Të tjera