×
  • Lajme
  • Lajme

    Bytyçi i reagon Abrashit: LVV mbylli kufirin me Shqipërinë

    FrontOnline
    21 Qershor 2020

    Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi, i ka reaguar deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, pasi ky i fundit të dielën ka akuzuar PDK-në se po hesht kundrejt Qeverisë Hoti për zgjedhjet serbe në Kosovë.

    Bytyçi, përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se Qeveria Hoti është vazhdimësi e Qeverisë së mashtrimit, Kurti.Ai i është drejtuar Abrashit, duke thënë se bashkëpunues me Serbinë janë ish kolegët e tij të koalicionit, sikurse Lëvizja Vetëvendosje, sa ishte në pushtet.

    “Deputeti i Lëvizjes VV, Artan Abrashi po pyet se ku është PDK-ja në kohën kur Qeveria Hoti, si vazhdimësi e Qeverisë së mashtrimit Kurti, po lejon në kohë pandemie të mbahen zgjedhjet e Serbisë në territorin e Kosovës. Unë e kuptoj Artanin, e vret ndërgjegjja, disi nuk ju pritet seanca e radhës për të thënë sa bashkëpunues me Serbinë janë ish kolegët e tyre të koalicionit, sikurse Lëvizja Vetëvendosje, sa ishte në pushtet”, thotë zëdhënësi i PDK-së.
    Më tej, Bytyçi ka përmendur mbylljen e kufirit me Shqipërinë, duke thënë se Kurti ia hapi derën Serbisë në veri të vendit.“Por, Artani nuk flet se si partia e tij në krye me Albin Kurtin e mbylli kufirin me Shqipërinë e ja zgjati dorën e bashkëpunimit Serbisë, duke ja hapur kufirin, e duke e dorëzuar një pjesë të kontrollit në veriun e Kosovës. Ai me vetëdije e anashkalon argumentin që këto ngjarje janë vazhdimësi e ngjarjeve që filluan me Qeverinë Kurti. Deputeti Abrashi, nuk duhej të pyes se ku është Partia Demokratike e Kosovës, sepse dihet, është në ballë të opozitës” thotë më tej.

    Bytyçi ka pyetur Abrashin ku është Lëvizja Vetëvendosje, e çka bëri sa ishte në pushtet.“Kuptohet që përpos bashkëpunimit të shkëlqyer që kishin me Vuçiqin dhe Serbinë, shumë pak mund të thuhet për ta. Sigurisht, për të qenë korrekt, nuk duhet harruar punësimet në borde. Për pjesën tjetër patetike e kinse patriotike të reagimit të deputetit Abrashi, nuk ka çka të thuhet. U pa puna juaj dhe tani, ju lutem, qëndroni në heshtje nga turpi i nënshtrimit ndaj Serbisë”, ka shkruar në fund.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Mars 2025
    Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në aksin rrugor Pogradec-Qafe Thanë, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Mëmëlisht....
    Lajme16 Mars 2025
    Policia në Fushë Kosovë ka identifikuar dhe arrestuar pesë persona të dyshuar të cilët dje kishin tentuar të kryejnë vjedhje në një...
    Lajme16 Mars 2025
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Koçan të Maqedonisë së Veriut. Si pasojë e shpërthimit të një zjarri brenda një...
    Të tjera
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Familjarët e viktimave të cilët humbën jetën si pasojë e zjarrit në një diskotekë në Maqedoninë e Veriut, refuzojnë që trupat e...
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Mbi 20 persona janë të dyshuar, ndërsa 15 prej tyre janë arrestuar në lidhje me zjarrin që shpërtheu në diskotekën në Koçan,...
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Të afërmit e viktimave të zjarrit janë mbledhur gjatë gjithë ditës përpara spitaleve dhe zyrave të qytetit në Koçani të Maqedonisë së...
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Pas tragjedisë në Koçan të Maqedonisë së Veriut, në Spitalin e Shtipit kanë kërkuar ndihmë rreth 40 të lënduar, kryesisht me lëndime...
    Lajme16 Mars 2025
    Ushtarët e KFOR-it po i vazhdojnë përgatitjet e nevojshme për të qenë të gatshëm të reagojnë në situata të ndryshme. Së fundmi,...
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Në mesin e viktimave në tragjedinë e Koçanit janë edhe 5 anëtarë të grupit muzikor DNK, raportojnë mediat në Maqedoninë e Veriut....

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.