[wp-story]

Lajme

Bytyçi i PDK’së: Nuk e votojmë asnjë qeveri që nuk udhëheqim me të

Bytyçi i PDK’së: Nuk e votojmë asnjë qeveri që nuk udhëheqim me të
22:21 | 02 Qershor 2020

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi ka rikonfirmuar qëndrimet e liderit të partisë Kadri Veseli, se në seancën e së mërkurës asnjë deputet i PDK nuk do ta votojë qeverinë Hoti.

Ai ka shkruar në faqen e tij në Facebook se PDK nuk ka votë për asnjë qeveri, ku ajo nuk udhëheq me të.

“PDK nuk ka votë për asnjë qeveri, ku ajo nuk udhëheq me të. PDK do të jetë opozitë e çdo qeverie që del pas zgjedhjeve të 6 tetorit. Lajmet për kinse “vota të PDK-së për qeverinë Hoti” janë të pavërteta dhe nuk qëndrojnë”, shkruan Bytyçi.

Ndërsa, deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka thënë se partia e tij do të përkrahte një qeveri tranzitore të cilën e ka propozuar kryeparlamentarja Vjosa Osmani, në krye me Murat Jasharin si kryeminsitër.

“Mendoj që është një ide e mirë të kemi një qeveri tranzitore tu e pasur parasysh që kjo qeveri që ka qenë e varur prej listës serbe. Qeveria do të duhej të udhëhiqej nga Murat Jashari”, ka thënë Aliu për T7.

Vjosa Osmani, ka folur për vendimin e Gjykatës Kushtetuese një ditë para seancës ku pritet që të votohet qeveria në krye me Avdullah Hotin.

Ajo ka thënë se pavarësisht mospajtimeve rreth disa pjesëve të arsyetimit të Gjykatës, Kushtetuta jonë nuk lë hapësirë e rrugë tjetër sa i përket zbatimit të vendimeve nga ana e institucioneve.

Osmani ka theksuar se zgjedhjet janë i vetmi opsion.

“Politikisht, siç e kam thënë edhe në të kaluarën, zgjedhjet janë i vetmi opsion që do të mund të rikthenin legjitimitetin e institucioneve”, ka theksuar ajo për Blic.

Por në ndërkohë, ka shtuar ajo, deri sa do të krijoheshin rrethanat për zgjedhje për shkak të pandemisë, “mendoj se e vetmja mënyrë për të parandaluar polarizimin ekstrem dhe përplasjet e mëdha në këto kohë sfiduese do të kishte qenë një qeveri tranzitore, ta zëmë për 6-9 muaj, e udhëhequr nga një figurë unifikuese mbi-partiake dhe me ministra teknik”.

Kjo sipas Osmanit, do mundësonte tejkalimin e krizës politike e ekonomike, përgatitjen për organizim të zgjedhjeve të reja, arritjen e konsensusit rreth dialogut dhe mbrojtjes së integritetit territorial.

Kryetarja e Kuvendit konsideron se qeveritë që janë të varura nga Lista Serbe, nuk kanë sjellë stabilitet.

Duke marrë parasysh që edhe Qeveria Hoti do të varet nga votat e Listës Serbe, Osmani konsideron se asnjë vendim më nuk është vetëm i Kosovës, por si rezultat i kompromiseve me Serbinë.

“Qeveritë që varen në tërësi nga Lista Serbe asnjëherë nuk kanë sjellur as sukses e as stabilitet, sepse varshmëria nga Lista Serbe rrezikon arritjen e çdo objektive apo suksesi në të mirë të vendit”, ka theksuar ajo.

Ajo paralajmëron që nëse Qeveria varet nga Lista Serbe, as ligjet e thjeshta nuk do të mund të miratohen pa pajtimin e Beogradit.

“Asnjë vendim më nuk është vetëm i vendit tonë por është rezultat i kompromiseve Kosovë-Serbi. Pra as edhe ligjet më të thjeshta nuk do të mund të kalojnë pa pajtimin e listës serbe, që do të thotë pa pajtimin e Beogradit”, ka theksuar ajo.

Ndryshe, Osmani kishte votuar kundër rrëzimit të Qeverisë Kurti, ndërkohë që ka kundërshtuar koalicionin e LDK-së me AAK e Nisma

Benzinë vetëm 1.05 euro në Petrol Company e shumë zbritje tjera në “Be Happy Restorant” dhe Market

Të tjera