×
  • Lajme
  • Lajme

    Bytyçi i PDK-së: Kushtetuesja dhe KQZ-ja nuk duhet të dorëzohen para kërcënimeve

    FrontOnline
    09 Janar 2021

    Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi ka folur edhe njëherë për aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese i cili ndalon kandidimin dhe mbajtjen e pozitave zyrtare nga personat siç ka deklaruar ai me të kaluar kriminale.

    Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Bytyçi ka shkruar se Gjykata Kushtetuese edhe pse besoj përtej mandatit të saj, ka vepruar drejtë, këtu nuk ka vend për debat, vendimi është i prerë, pa të drejtë ankese dhe i pakthyeshëm, përcjell FrontOnline.

    Sipas tij, çdo refuzim, ose imponim kundër këtij vendimi nga kushdo, është sulm ndaj rendit tonë kushtetues e demokratik.

    Ai ka thënë se institucionet e pavarura si Gjykata Kushtetuese dhe KQZ-ja nuk duhet të dorëzohen para kërcënimeve, sepse në mbrojtje të vlerave tona demokratike e kushtetuese, ata nuk janë të vetëm.

    Postimi i tij i plotë:

    Si aktivist politik e dikur edhe si aktivist i shoqërisë civile, dua të theksojë se aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese që ndalon kandidimin dhe mbajtjen e pozitave zyrtare nga personat me të kaluar kriminale, pavarësisht natyrës së veprës, është njëri nga veprimet më të mira afirmative në të mirë të demokracisë tonë.

    Për një kohë të gjatë, shoqëria jonë ka dështuar që të vendos rend demokratik ku personat e akuzuar për korrupsion e të dënuar për vepra penale, mos të kandidohen, apo mos të emërohen në pozita zyrtare.

    Për PDK-në, ka merita të veçanta ish lideri i saj, Kadri Veseli, i cili e kishte vendosur një standard të ri. Mirëpo, vullneti i mirë politik i një lideri, nuk mjafton për një shoqëri në tranzicion, siç jemi ne.

    Gjykata Kushtetuese edhe pse besoj përtej mandatit të saj, ka vepruar drejtë. Këtu nuk ka vend për debat, vendimi është i prerë, pa të drejtë ankese dhe i pakthyeshëm.

    Politikanët me partitë politike, mund të kërcënojnë sa te duan, mund edhe mos ta pranojnë në parim këtë vendim, por zbatimi i tij është i domosdoshëm.

    Atë që nuk e ka bërë kultura politike, e kanë bërë zyrtarët më të lartë të Gjykatës Kushtetuese. Nuk ka arsyetim, krimi është krim, motivet ju bëhen të ditura atyre që e kanë shkelur ligjin e janë dënuar. Ndërsa neve na takon respektimi i plotë i këtij standardi të ri në demokracinë tonë.

    Çdo refuzim, ose imponim kundër këtij vendimi nga kushdo, është sulm ndaj rendit tonë kushtetues e demokratik, si në rastin e ShBA-së, duhet të has në refuzim nga të gjitha partitë politike në Kosovë.

    Institucionet e pavarura si Gjykata Kushtetuese dhe KQZ-ja nuk duhet të dorëzohen para kërcënimeve, sepse në mbrojtje të vlerave tona demokratike e kushtetuese, ata nuk janë të vetëm./FrontOnline/

    Auto Mita me një mundësi të mirë për bizneset – për çdo veturë të re, SERVISI FALAS deri në 100…
    Nga Rubrika
    Lajme20 Prill 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka folur për situatën e sigurisë në vend, për provokimet nga pala serbe kundrejt Kosovës, sidomos me...
    Lajme20 Prill 2024
    Gjykata Themelore në Pejë, ka shqiptuar dënimin prej 15 vjet e gjashtë muaj burgim ndaj mësimdhënësit Valentin Selmanaj, për sulmin seksual ndaj...
    Lajme20 Prill 2024
    Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, do ta vizitojë Beogradin këtë të shtunë, për takime me liderët e...
    Të tjera
    Vip19 Prill 2024
    I ulur në gjunjë, Bardhi i ka propozuar për martesë partneres së tij, Sarës, dhe përgjigja e saj ishte padiskutim: Pooo! Ata...
    Lajme19 Prill 2024
    Analisti dhe njohësi i çështjeve të Ballkanit, profesori amerikan Daniel Serwer, ka thënë se Serbia është aktualisht e angazhuar në një fushatë...
    Lajme19 Prill 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar zhdukjen e intelektualëve të Mitrovicës, 25 vjet më parë. Ndër të tjera Kurti thotë se...
    Lajme19 Prill 2024
    Anëtari i kryesisë së PDK-së, Arben Mustafa ka përshkruar si shumë të rëndë situatën ekonomike në vend bile ai ka shkuar aq...
    Sport19 Prill 2024
    Haxhi “Robin” Krasniqi do të ngjitet sërish në ring, më 4 maj. Boksieri nga Juniku për kundërshtar do të ketë portugezin, Jorge...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel shpreson se hakmarrja e dukshme izraelite e së premtes do të jetë e fundit në përshkallëzimin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.