×
  • Lajme
  • Lajme

    Buxhovi: LDK-ja të reformohet, “klika e keqe” të zëvendësohet me të mirën

    FrontOnline
    03 Dhjetor 2020

    Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, e ka akuzuar rëndë Vjosa Osmanin, të cilën më herët e kishte emëruar nënkryetare të partisë, duke e krahasuar me ish-diktatorin shqiptar, Enver Hoxhën.

    Por, njëri nga ish-themeluesit e partisë që e drejton Mustafa (LDK-së), Jusuf Buxhovi, thotë se kjo retorikë çon drejt kaosit dhe anarkisë politike në vend.

    “Gjuha që po përdoret në skenën politike të Kosovës (Parlament, Qeveri dhe nëpër institucione) kaherë ka vegjetuar në një gjuhë rrugaçërie, që gjithnjë e më shumë po ia hap rrugën kaosit dhe anarkisë politike, ku nuk ka rregulla e as përgjegjësi”, ka thënë Buxhovi për Front Online.

    Buxhovi është shprehur se LDK-ja e tanishme nuk ka asgjë të përbashkët me partinë  e krijuar dekada më parë me Ibrahim Rugovën.

    “LDK e tanishme nuk mund të krahasohet me LDK-në si lëvizje kombëtare që mori përsipër ndërtimin e shtetit të Kosovës nga themelimi i saj. Ai kapitull, që është historik, ka përfunduar më 12 qershor 1999”, është shprehur Buxhovi.

    Ai thotë se figura e Rugovës po shfrytëzohet për të ardhur në pushtet dhe për të mashtruar elektoratin.

    “Pra, kjo LDK, nuk ka asgjë të përbashkët me LDK-në si lëvizje kombëtare. Akronimi i saj, si dhe posterat e Rugovës, shfrytëzohen nga përfitues të ndryshëm, për të ardhur në pushtet! Pra, po ndodh një mashtrim i madh dhe i vazhdueshëm i elektoratit”, ka thënë ai.

    Buxhovi kërkon që LDK-ja dhe partitë e tjera të reformohen, dhe të krijohet një veting me ndihmën e ndërkombëtarëve ku nuk do të lejoheshin të kandidojnë, persona që kanë probleme me ligjin.

    “Jo vetëm LDK-ja, por të gjitha partitë tjera, të cilat janë despotike, kanë nevojë për reforma të thella. Kjo mundësohet vetëm po qe se faktori ndërkombëtarë ndikon që, në vend të zgjedhjeve si zgjidhje, ku një klikë e keqe zëvendësohet me një “klikë të mirë”, të krijohet një qeveri teknike me mandat 2-4 vjeçar, e ku fillimisht do të kryhej një veting i mbikëqyrur nga gjyqësori ndërkombëtare për t’u sjellë para përgjegjësisë akterët e korrupsionit dhe të krimit të organizuar, dhe ç‘është po ashtu e rëndësishme, duhet reformuar sistemi zgjedhor, nga ky me një zonë elektorale, që prodhon despotë, në një sistem me shtatë-tetë zona elektorale, që po ashtu, parandalon kandidimin e atyre që kanë pasë probleme me ligjin, ose që kanë qenë të dënuar”, ka thënë Buxhovi.

    Në fund ai kërkon që të ketë reformë të brendshme zgjedhore brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës, në mënyrë që të ketë tranzicion nga partitë-despotike në ato parlamentare.

    “Në këso rrethanash duhet kryer edhe Reforma zgjedhore, si një parakusht  i domosdoshëm, që skenës politike t’i kthehet normaliteti. Po qe se  veprohet kështu, atëherë të gjitha partitë, veçmas LDK, mund  të kryejnë reformat e brendshme zgjedhore , që mundësojnë tranzicionet nga partitë-despotike te partitë parlamentare, ku padyshim forcat e reja, me ide demokratike, zëvendësojnë  gardën e kapësve të shtetit”, ka thënë Buxhovi.

    Ndryshe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka pasur përplasje edhe me deputetin Haxhi Avdyli.

    Ai javë më parë ka thënë se Avdylin nuk e konsideron as deputet të partisë së tij.

    Por reagim më të ashpër pati të enjten ku tha se të merresh me ato çka deklaron Avdyli është si të rrëshqasësh në gropë septike.

    Këto deklarata Mustafa i bëri pasi Avdyli e quajti komunistin e fundit të mbetur në Kosovë.

    “Komunisti i fundit nga ish-Jugosllavia deri ish-BRSS , i shkolluar në Kumrovc, ministri i fundit i Krahinës Socialiste të Kosovës po e akuzon për komunizëm një profesoreshë të shkolluar ne SHBA, në vendin simbol të demokracisë. Ja deri ku arriti mediokriteti i tij”, ka shkruar Avdyli në Facebook.

    /Front Online/

    One Stop Shop i Petrol Company, një market ndryshe në Kosovë
    Nga Rubrika
    Kronika23 Prill 2024
    Ka vdekur dje një grua në Rahovec. Sipas familjarëve të saj ajo është rrëzuar nga një lartësi prej 1.5 metra. Me vendim...
    Kronika23 Prill 2024
    Një burrë është gjetur i shtrirë në rrugë dhe pa shenja jete në Vushtrri. Sipas policisë, në vendngjarje ka dalë ekipi mjekësor...
    Kronika23 Prill 2024
    Policia e Kosovës u ka bërë thirrje drejtueseve të automjeteve që të kenë kujdes gjatë vozitjes pas fillimit të reshjeve të shiut...
    Të tjera
    Lajme23 Prill 2024
    Në shkarkimin e kryetarit të Preshevës, ka gisht edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Kështu po pretendon vet Shqiprim Arifi. Ai tha...
    Lajme23 Prill 2024
    Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport do të shqyrtojë vendimin e Qeverisë për miratimin e Statutit të ri...
    Lifestyle23 Prill 2024
    Duart janë një barometër i mirëqenies sonë dhe ndryshimi më i vogël mund të nënkuptojë një problem serioz shëndetësor në pjesë të...
    Opinione23 Prill 2024
    Shkruan Hisen Berisha  Pas dështimit të serbëve për të realizuar të drejtën e tyre politike për të zgjedhur kryetarët e tyre në...
    Lajme23 Prill 2024
    Më 20 prill është shkarkuar kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi. Po në këtë muaj, dy vite më parë u bë për herë...
    Lifestyle23 Prill 2024
    Dashi Mundohuni të jeni krijues dhe të frytshëm, në mënyrë që të gjeni gjallërinë që ju duhet për të çuar përpara projekte...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.