×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Buxheti i vitit 2021 së shpejti do miratohet në Kuvend

    FrontOnline
    31 Tetor 2020

    Buxheti i vitit 2021 pritet që shumë shpejt të shkojë për miratim në Kuvend. Mirëpo, koalicioni qeverisës ende nuk e di a do t’i këtë votat e mjaftueshme për kalimin e buxhetit. Ndërkaq, përfaqësues nga shoqëria civile vlerësojnë që buxheti duhet të kalojë pa vonesa, pasi ekonomia e vendit është e rrënuar për shkak të pandemisë.

    Kuvendi i Kosovës është duke u përballur me mungesë të kuorumit për kalimin e shumë projektligjeve. Fat të njëjtë pritet të ketë edhe Projektligji për buxhetin. Por, njohës të zhvillimeve politike po vlerësojnë se deputetët duhet të jenë të përgjegjshëm për sa i përket votimit të buxhetit, për shkak se ekonomia e vendit është e rrënuar si pasojë e pandemisë.

    Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës, tha për Radio Kosovën se Qeveria duhet të tentojë në të gjitha format që kalojë buxhetin, për të shmangur krizat ekonomike që mund të prekin sektorin publik.

    “Është obligim i qeverisë që të tentojë me të gjitha format parlamentare që t’i sigurojë votat për kalimin e buxhetit. Në mënyrë që të shmangen krizat eventuale ekonomike apo tensionet qytetare për shkak të mos kalimit të buxhetit që medoemos do e prekte sektorin publik, atëherë unë besoj që Qeveria duhet të ndryshojë qasjen karshi opozitës.”

    Edhe analisti politik, Blerim Burjani, tha se deputetët do të duhej të jenë të përgjegjshëm dhe ta aprovojnë buxhetin, duke i lënë anash siç i quajti ai, luftërat politike pozitë-opozitë.

    “Si deputetë të të gjitha partive politike, duke e parë situatën ekonomike në të cilën ndodhet vendi, duhet të jenë të përgjegjshëm dhe të ndërgjegjshëm të arrijnë qëllimin dhe të aprovojnë buxhetin për vitin 2021. Ndërkaq, betejat politike pozitë-opozitë t’i lënë anash.”

    Qeveria e Kosovës e ka miratuar Projekt-buxhetin prej 2 miliardë e 412 milionë eurosh për vitin 2021. Ndërkaq, pritet që javët në vazhdim të shkojë në Kuvend për aprovim. Në bazë të procedurave ligjore, fundi i tetorit është koha kur qeveria duhet ta miratojë propozim-buxhetin për vitin fiskal dhe ta dorëzojë në kuvend, kurse afati përfundimtar kur duhet të miratohet nga deputetët e Kuvendit të Kosovës është data 31 dhjetor.

    Nga Rubrika
    Ekonomi19 Korrik 2025
    Si pasojë e zjarreve që ishin jo të pakta, në ditët me temperatura të larta, nga korriku janë djegur sipërfaqe të tëra...
    Ekonomi19 Korrik 2025
    Pritshmëritë e strukturave kryesore akomoduese përgjatë bregdetit të Durrësit nuk reflektojnë numrin e turistëve që ndodhen aktualisht aty. Një nga administratorët e...
    Ekonomi17 Korrik 2025
    Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se pas vendimit të Bankës Botërore edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka hequr Kosovën nga lista...
    Të tjera
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha sot se Kievi i ka dërguar Moskës një ofertë për të mbajtur një raund tjetër bisedimesh...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Andy Byron, drejtori ekzekutiv i kompanisë teknologjike “Astronomer” me seli në Nju Jork, ka dhënë dorëheqjen nga roli i tij pasi u...
    Lajme19 Korrik 2025
    Brenda më pak se dhjetë ditësh, dy nga institucionet më të mëdha financiare ndërkombëtare – Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar –...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Policia e Shtetit zbuloi në komunën e Vorës, pjesë e Bashkisë së Tiranës, një magazinë ku falsifikoheshin etiketat e skadencës së produkteve...
    Lajme19 Korrik 2025
    Partia Guxo ka prezantuar zyrtarisht kandidatin që do të jetë bartës i listës në komunën e Gjilanit, në zgjedhjet lokal të 12...
    Lajme19 Korrik 2025
    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albin Kurti, sonte në Prizren ka prezantuar publikisht kandidatin e partisë së tij për kryetar komune. Në...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.