×
  • Kronika
  • Kronika

    Burri kosovar tregon për dhunimin seksual që i bënë serbët gjatë luftës

    FrontOnline
    21 Tetor 2020

    Janë të paktën 867 shqiptarë të Kosovës që kanë fituar statusin e viktimës së dhunës seksuale nga ushtrie serbe gjatë luftës.

    Sipas statistikave zyrtare, 838 prej tyre janë gra, ndërsa 29 janë meshkuj, ndërsa treguesit e vërtetë janë shumë më të mëdhenj, por pamundësia për t’i verifikuar dhe fshehja nga viktimat bën që të mos jetë një numër i plotë i tyre.

    Ndërkohë, në Komisionin Qeveritar të Kosovës për njohjen e statusit të viktimave të dhunës seksuale kanë aplikuar 1 329 veta.

    “Abc News“, ka siguruar dëshminë e një burri të dhunuar seksualisht nga ushtria serbe në Kosovë. Burri në fjalë tregon tmerrin e përjetuar.

    Ai tregon se qëllimi i serbëve ishte ta “vrisnin duke e lënë të gjallë“.

    Pjesë nga dëshmia:

    Gjatë luftës, më kujtohet një datë e veçantë, që nuk e harroj kurrë, isha me ble diçka në qytet, edhe dola nëpër qytet, tek një rrugë aty, ku ka qenë një postbllok i serbëve, kanë qenë disa ushtarë. Nga larg thashë, të shkoj a të mos shkoj, po dikur mora fuqi e thashë, hajt se po shkoj.

    Ndoshta nuk më prekin. Para se me shku aty, e kam pa, e kanë ndalë një makine, edhe aty kanë qenë disa djem të rinj, i kanë kapë, i kontrollojshin, i shtyjshin. Unë mendova, hajt të iki nga qoshja e të kaloj diqysh. Por papritmas, ma ka bo një serb që ishte në tesha të ushtrisë, ndalu. Unë u ndala, edhe e kam pas një ciger (trastë), ne i themi ciger, diçka kisha në atë farë cigerin, edhe ma boni ndalu aty.

    U ndala unë dhe më tha, ma jep leje njoftimin. Ia tregova lejen dhe tha, ku je tuj shku. I thashë, jam duke shku të blej disa gjëra dhe po kthehem në shtëpi. Tha, prit t’i shoh duart. Kur ia tregova duart, tha, ti je ushtar. Jo mor, i thashë. E kishte kapë lufta në tana anët.

    Po ne kishim mbet, disa familje kishim mbet pa mujt me dalë në Shqipni, askund. Ka ardhur pastaj edhe një shok i tij dhe i tha atij, merre, vraje. Merre vraje, tha, mos fol me të, merre vrite, ky qenka ushtar, tha, merre vrite.

    Edhe ka qenë një livadh aty, në atë livadh ka qenë një shtëpi, jo e mbarume, ka qenë vetëm deri në blloqe, pa çati, edhe më tha, çoje deri tek ai vend aty, dhe unë frikësohesha se nuk dija gjë, me siguri, thosha, duan të më vrasin se i tha, vrite, në serbisht, po tash serbisht nuk po flas.

    Edhe më kanë çuar deri në qosh të asaj shtëpie. Kur shkova aty, tha, lëre cigerin këtu…

    Apliko online për kredi në IBAS, përfito subvencionim nga Qeveria
    Nga Rubrika
    Kronika19 Prill 2024
    Gjykata Themelore në Ferizaj i ka caktuar masën e paraburgimit kundër të pandehurit I.R. meqë dyshohet se kishte detyruar një të mitur...
    Kronika19 Prill 2024
    Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton se ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurit D.Ll., për shkak të veprës...
    Kronika19 Prill 2024
    Policia e Kosovës për rajonin e Pejës ka bërë të ditur se ka dënuar një vozitës në Pejë i cili ishte me...
    Të tjera
    Sport19 Prill 2024
    Ish-mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, ka dërguar një mesazh frymëzues për Topçinjtë teksa po hyjnë në ndeshjen e fundit të betejës së...
    Lajme19 Prill 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një rreshteri policor, pasi një ankese nga një qytetar sot në Prizren. Sipas tij,...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Një person i vuri zjarrin vetes të premten jashtë gjykatës së Nju Jorkut, ku po zhvillohej gjyqi historik ndaj ish-presidentit Donald Trump,...
    Lajme19 Prill 2024
    Një 17 vjeçar është arrestuar sot në Ferizaj nën dyshimin se ka tentuar ta vras me thikë një 20 vjeçar. I lënduari...
    Lajme19 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestimin nga policia serbe të shtetasit kosovar dhe asaj britanike, Sadik...
    Sport19 Prill 2024
    Trojet shqiptarë kanë nxjerrë njerëz të suksesshëm dhe të mbërrirë në fusha të ndryshme. Pa diskutim, sportistët ishin ata që i bënë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.