×
  • Lajme
  • Lajme

    Burri i sekretares del pozitiv me koronavirus, rrezikohen arsimtarët e nxënësit e një shkolle në Fushë Kosovë

    FrontOnline
    17 Qershor 2020

    Më të filluar lehtësimi masave parandaluese kundër pandemisë së koronavirusit, Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë me rekomandimet e IKSHPK-së mori vendim dhe në fillim të këtij muaji rinisi mësimin plotësues për klasat e nënta.

    Institucionet shkollore në Kosovë janë mbyllur nga data 12 mars, pas masave që kishte marrë Qeveria e Kosovës për parandalimin e përhapjes së Covid-19, sëmundjes që shkaktohet nga koronavirusi.

    E pas më shumë se dy muaj procesi mësimor rinisi për klasat e nënta, por këto ditë sërish u ndërpre pasi u regjistrua numër i madh i infektimeve me koronavirus.

    Në fakt numri i të infektuarave me koronavirus së fundmi ka nisur të rritet shumë. Sipas publikimeve të IKSHPK-së, vetëm brenda një jave janë regjistruar rreth 500 raste me Covid-19.

    Të infektuar javën e kaluar ka pasur në numër të madh edhe në Komunën e Fushë Kosovës, pasi atje janë regjistruar me dhjetëra raste.

    E në mesin e këtyre rasteve pozitive është edhe bashkëshorti i sekretares së Shkollës Fillore “Mihal Grameno” dhe kjo ka bërë që të alarmohen i gjithë stafi i kësaj shkolle, pasi që kishin kontakte me sekretaren e shkollës.

    Deri në këto momente ende nuk është bërë testimi i sekretares së shkollës, S.H, ani pse bashkëshorti i saj që nga kryerja e testit ditën e diel, ka rezultuar me Covid-19.

    E ndërkohë sekretarja e shkollës S.H ka punuar si zakonisht në vendin e saj të punës dhe ka pasur kontakte me stafin e shkollës, ku edhe ka bërë regjistrimin e qindra fëmijëve për klasën e parë.

    Drejtori i Shkollës Fillore “Mihal Grameno”, Ismet Gashi i ka thënë Agjencisë së Lajmeve FaktePlus se pas marrjes së lajmit se bashkëshorti i sekretares është pozitiv me koronavirus, kanë ndërprerë çdo kontakt me mësimdhënësit e shkollës.

    Gashi thotë se i ka njoftuar mësimdhënësit që të mos vijnë në shkollë.

    “Bashkëshorti i sekretares së shkollës tonë ka rezultuar pozitiv me koronavirus, bile ajo vet na ka lajmëruar të dielën. Pas kësaj i kam thënë që të mos vjen në shkollë dhe ne i gjithë stafi që kemi qenë në shkollë me nxënës i kemi ndërprerë takimet tona”, ka thënë Gashi.

    Ai shton se i ka rekomanduar edhe sekretares së shkollës që ta bëjë testin për koronavirus.

    “Unë i kam thënë sekretares që gjithqysh ta bëjë testin, sepse jemi mbi 50 persona që kemi gravitu në shkollë dhe duhet te jemi të sigurt se nuk rrezikohemi. Ajo ka konfirmuar se do ta bëj testin”, thotë Gashi.

    Ndër të tjera, drejtori i shkollës thekson se deri sa të njoftohen për rezultatin e sekretares nuk do të ketë takime me mësimdhënës.

    “Unë kam folur me arsimtarët duke ua përsëritur se deri sa t’i marrim analizat e testit të sekretares të mos takohemi dhe me prit se çfarë do të ndodhë”, thotë ai.

    Kujtojmë se që nga 11 marsi, respektivisht dy ditë para se të regjistrohet rasti i parë me koronavirus, Qeveria e Kosovës atë kohë ka marrë një sërë masash për parandalimin e përhapjes së virusit, duke përfshirë edhe mbylljen e shkollave në të gjitha nivelet.

    Mirëpo tashmë Kosova ka hequr thuajse të gjitha kufizimet. Qeveria e Kosovës nën drejtimin e Avdullah Hotit disa ditë më parë ka miratuar masat lehtësuese. Pas lehtësimit në Kosovë është hequr orari i kufizimit të lëvizjes të qytetarëve nga ora 21:00 deri në orën 05:00. Pra tani lëvizja është e lirë dhe 24 orë.

    Po ashtu qytetarët që hyjnë në Kosovë, përmes kufijve tokësorë, nuk do të detyrohen që të vetizolohen për shtatë ditë, por ata do të kontrollohen në kufi nga ekipet mjekësore.

    Ndryshe nga 8 shkurti deri më 16 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 19.312 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

    Nga testimet e deritashme pozitive kanë rezultuar 1.756 raste. Deri tani nga Covid-19 janë shëruar 968 persona, ndërsa janë 34 pacientë që kanë vdekur pas infektimit me koronavirus, por që kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

    Nga Rubrika
    Lajme19 Korrik 2025
    Teuta, bija e Presidentit historik Ibrahim Rugova, do të martohet javën që vjen. Ajo do të kurorëzohet në Katedralën Nënë Tereza në...
    Lajme19 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy person E.H 44-vjeçar dhe S.M, 39-vjeçare për vjedhje të rëndë në një kioskë...
    Lajme19 Korrik 2025
    “Po duket që Limaj po e lyp diçka që nuk mundet pas, e Kurti po e lyp ndonjë justifikim të ri.” – Kështu...
    Të tjera
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha sot se Kievi i ka dërguar Moskës një ofertë për të mbajtur një raund tjetër bisedimesh...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Andy Byron, drejtori ekzekutiv i kompanisë teknologjike “Astronomer” me seli në Nju Jork, ka dhënë dorëheqjen nga roli i tij pasi u...
    Lajme19 Korrik 2025
    Brenda më pak se dhjetë ditësh, dy nga institucionet më të mëdha financiare ndërkombëtare – Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar –...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Policia e Shtetit zbuloi në komunën e Vorës, pjesë e Bashkisë së Tiranës, një magazinë ku falsifikoheshin etiketat e skadencës së produkteve...
    Lajme19 Korrik 2025
    Partia Guxo ka prezantuar zyrtarisht kandidatin që do të jetë bartës i listës në komunën e Gjilanit, në zgjedhjet lokal të 12...
    Lajme19 Korrik 2025
    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albin Kurti, sonte në Prizren ka prezantuar publikisht kandidatin e partisë së tij për kryetar komune. Në...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.