Një grua nga Kamenica e ka denoncuar për dhunë në familje burrin e saj. I njëjti e ka sulmuar fizikisht, duke i shkaktuar lëndime trupore për shkaqe xhelozie.
Rasti ka ndodhur dje pas mesnate, njofton Policia e Kosovës.
“Kamenicë 15.05.2022-00:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet për shkaqe xhelozie ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, njofton policia.