×
  • Lajme
  • Lajme

    Burrat po ushtrojnë “pushtet” mbi gratë, katër raste të vrasjeve si pasojë e dhunës në familje

    FrontOnline
    06 Janar 2021

    “Gjatë vitit 2019 kanë qenë dy raste ku është shqiptuar dënimi me burgim të përjetshëm. Rasti i parë ka të bëjë me vrasje e cila ka ndodhur në Gjakovë, është fjala për të akuzuarin P.N, i cili është shpallur fajtor dhe është dënuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë, për vrasjen e gruas së tij dhe vajzës së tij. Rasti ka ardhur me ankesë në Gjykatën e Apelit. Gjykata e Apelit këtë rast e ka trajtuar dhe e ka ndryshuar aktgjykimin nga dënimi me burgim afatgjatë e ka shpallur dënimin me burgim të përjetshëm. Ky rast me pastaj ka shkuar në Gjykatën Supreme, kjo siç dihet e ka kthyer rastin në rigjykim. Rasti është kthyer prapë në Gjykatën Themelore në Gjakovë, dhe tash prapë pas disa dite ka ardhur për herë të dytë në Gjykatën e Apelit me ankesë”, thotë ai.

    Gjykata Themelore në Pejë gjatë vitit 2019 e ka shpallur aktgjykimin dënues për rastin e Donjeta Pajazitajt. Në fund të vitit 2015, ishte gjetur trupi i saj, ku i dyshuar kryesor për vrasjen e saj është N.P, kushëri i të ndjerës.

    Jashari thotë se Gjykata e Apelit e ka vërtetuar këtë aktgjykim, mirëpo Gjykata Supreme e ka prishur rastin në fjalë, lëndën e ka kthyer në shkallë të parë, dhe tani janë duke u zhvilluar procedurat në Gjykatën Themelore në Ferizaj. Ai flet edhe për dënimin e shqiptuar gjatë dhjetorit, për personin që vrau gruan e tij në Kamenicë.

    Jashari: Gjatë vitit 2020 ka qenë një rast i dënimit me burgim të përjetshëm

    “Gjatë vitit 2020, ne e kemi pasur një rast në Gjilan, ku është shpallur prapë dënim me burgim të përjetshëm për një bashkëshort, i cili është akuzuar që e ka vrarë gruan e tij, ky rast ka ndodhur para dy jave apo tri dhe nuk ka arritur akoma në Gjykatën e Apelit. Sapo të arrijë në Gjykatën e Apelit këtu do të shqyrtohet në kolegj profesional prej tre gjyqtarëve dhe varësisht prej të gjeturave, Gjykata mund të marrë një vendim, i cili mund të jetë vërtetim i dënimit apo ndryshim i aktgjykimit, apo edhe në kthim në Gjykatën e shkallës së parë”, shton ai.

    Zëdhënësi i Gjykatës së Apelit, thekson se për rastet tjera që kanë ndodhur gjatë vitit 2020, është herët të flitet, por që sipas tij kohëve të fundit është tendencë e rritjes së dënimeve me burgim të përjetshëm, ku palët e dëmtuara janë bashkëshortet.

    Ani se Kosova ka kornizë ligjore të avancuar, institucionet e drejtësisë jo rrallëherë kanë dështuar në parandalimin e këtyre rasteve.

    Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë se është e pafalshme një gjë e tillë, ndërkohë shton se gjyqtarët që i trajtojnë këto raste do të duhej të kishin seriozitetin maksimal në trajtimin e tyre.

    Miftaraj: Gjykatat nuk kanë zbatuar një politikë ndëshkimore unike

    “Ligjvënësi në Kodin Penal ka paraparë dënimin kapital që në Kosovë është burgim i përjetshëm për kryerësin e vrasjes që ndërlidhen me dhunën në familje, ose vepër penale që kanë të bëjnë me vrasësin ndaj bashkëshortëve. Fatkeqësisht kemi parë gjatë vitit 2020 praktika të ndryshme, kur pothuajse për rastet potencialisht të përafërta ku kemi pasur edhe përveç vrasjeve të grave, kemi pasur edhe viktima fëmijët, gjykatat nuk kanë zbatuar një politikë ndëshkimore unike apo së paku në pajtim me udhëzuesin që e ka miratuar Gjykata Supreme e Kosovës. Kur këto raste ndodhin në praktikë, mesazhet janë të dëmshme qoftë në raport me kryerësit potencialë të këtyre veprave penale, ku përçohet mesazhi që edhe nëse kryhet vepra kaq makabre do të marrësh një dënim që nuk është i lartë apo nuk mund të ndikojë në parandalimin e këtyre veprave”, thekson Miftaraj.

    Tutje, Miftaraj përmend edhe rastin e familjes Ndrecaj, i cili sipas tij është më përfaqësuesi që përfaq dështimet e sistemit të drejtësisë në Kosovë.

    Me mbylljen e qytetarëve, si shkak i pandemisë, u shtuan edhe rastet e dhunës në familje. Nga Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës thonë se për gratë, shtëpia është kthyer në vendin më të rrezikshëm për jetën e tyre.

    Adelinë Berisha nga kjo organizatë shton se dënimet jomeritore, po tregojnë se shteti toleron vrasjet dhe amniston kryerësin e veprës.

    Berisha: Si rast i mos reagimit të shpejtë, gratë dhe vajzat e reja kanë humbur jetën

    “Vetëm trajtimi i shpejtë nuk tregon edhe cilësi. Neve na intereson edhe çfarë ndodhë pastaj në gjykim të rasteve. Sa po dënohen ushtruesit e dhunës, a po largohen prej shtëpive ushtruesit e dhunës apo po largohet viktima. Gjitha këto janë finesa të vogla që neve na interesojnë dhe që e plotësojnë informatën tonë mbi atë se si shteti po i përgjigjet dhunës ndaj grave dhe vajzave. Ka pasur raste kur për faj të mos reagimit në kohë prej institucioneve, gra dhe vajza e kanë humbur edhe jetën. Kjo vazhdon të jetë një dukuri ne shpresojmë dhe urojmë dhe i gjithë fokusi jonë ka qenë gjithmonë që institucionet tona të përgjigjen në mënyrë më adekuate ndaj dhunës ndaj grave dhe vajzave, por gjithmonë ka hapësirë për përmirësime”, shton ajo.

    Ajo thotë se edhe këtë vit kanë pasur ankesa nga familjarët e viktimave për zvarritje të rasteve të dhunës në familje. Berisha kërkon nga institucionet që këto raste të trajtohen seriozisht, dhe që agresori të marrë dënimin meritor.

    Për trajtimin me seriozitet të këtyre rasteve, institucioni i Avokatit të Popullit shumë herë ka nxjerrë edhe rekomandime për institucionet. Udhëheqësi i këtij institucioni, Naim Qelaj thotë për KosovaPress se mungon koordinimi i mirëfilltë ndërinstitucional.

    Qelaj: Ndodhin lëshime që për pasojë kanë përgjegjësinë institucionale

    “Është shqetësuese fakti i humbjes së jetës të grave nga anëtarët e familjes së tyre, sepse e shton edhe më tepër ndjeshmërinë që e kanë këto raste, e në anën tjetër e bën edhe më të vështirë situatën e vet mekanizmat e mbrojtjes së drejtave të njeriut, siç është në këtë rast Avokati i Popullit, sepse reagimet tona po duhet të jenë të adresuara në mënyrë më konkrete, për t’i disiplinuar dhe vetëdijesuar institucionet si të sigurisë ashtu edhe të gjyqësisë për të marrë masa konkrete, për me evituar ose eliminuar këto raste. Kosova ka kornizë të mirë ligjore, ka krijuar mekanizma të shumtë për mbrojtjen nga këto raste, megjithatë shihet një mungesë e koordinimit të mirëfilltë ndërinstitucional dhe kur vjen puna te reagimi shpeshherë shihen zvarritje, ndodhin lëshime që për pasojë pastaj kanë përgjegjësinë institucionale për rastet që u ndodhin këtyre viktimave”, deklaron Qelaj.

    Për Qelajn janë të papranueshme këto raste, ndërkohë që shton se institucionet nuk duhet të presin të ndodhin këto raste, e më pas të shqiptojnë dënime me burgim të përjetshëm.

    Por, për Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, po ka presion gjatë hetimeve. Kryetari KMDLNJ, Behgjet Shala, deklaron se gjykatat vendosin bazuar në provat që posedojnë.

    Shala: Ka presion ndaj gjykatave gjatë hetimeve

    “Ne si KMDLNj mendojmë që është presion ndaj gjykatave, ka presion edhe gjatë hetimeve. Sepse në qoftë se ju ndërhyni në punën e prokurorisë dhe gjykatave duke kërkuar çfarë dënimi duhet të jetë, ajo është ndërhyrje. Ne mendojmë që prokuroria e bën për çka është e thirrur, ndërsa gjykata e merr një vendim në saje të provave që ka. As organizatat e grave, as ne si KMDLNj nuk kemi qasje të plotë në provat që i ka prokuroria apo gjykatat, gjatë shqyrtimit të një procesi gjyqësor. Te vonesa vjen, e kemi rastin e Donjeta Pajazitajt, që ka ardhur, fakti se është kthyer procesi sepse kanë dalë disa fakte të reja, që kanë shkuar në favor të viktimës ose familjes të viktimës. Ndërsa, ka qenë në disfavor të atij që ka qenë i dënuar, me daljen e provave të reja atëherë edhe procesi gjyqësor e merr një tjetër dinamikë dhe tjetër dimension”, thekson ai.

    Gjatë vitit, Kuvendi i Kosovës ka miratuar përfshirjen e Konventës së Stambollit në Kushtetutën e vendit. Kjo Konventë në botë njihet si instrumenti më i mirë ligjor, për parandalimin e dhunës, mbrojtjen e viktimave të saj, kurse ndjekja penale e dhunuesve janë bazamenti i Konventës së Stambollit. E, gjatë vitit 2019 ishin katër gra të cilave jeta u tyre u përfundoi në mënyrë tragjike.

    Çmime më të lira të naftës dhe oferta fantastike në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme28 Mars 2024
    Ish-deputeti i VV’së, Fatmir Humolli ka folur nëse Bedri Hamza ka mundësi ta mposhtë Albin Kurtin.Por, sipas Humolli garat duhet të bëhen...
    Lajme28 Mars 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës “është dashuruar” në frazën “Hajnat n’burg” – frazë kjo e përdorur shumë nga Lëvizja Vetëvendosje sa ishte në...
    Lajme28 Mars 2024
    Këshilli Drejtues i PDK-së, me ftesë të kryetarit Memli Krasniqi, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, në të cilën është diskutuar për...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Në mungesë kuorumi, Kuvendi i Kosovës ka dështuar të miratojë themelimin e komisionit hetimor parlamentar për tenderët njëburimorë. Në sallë ishin të...
    Opinione28 Mars 2024
    Nga: Albert Prenkaj Situata e re e krijuar me inkursionin ushtarak rus në Ukrainë dhe mundësia e derdhjes së konfliktit në Ballkan...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    EMSC njoftoi se të mërkurën në mbrëmje, rreth orës 22:19, veriu i Italisë u godit nga një tërmet i fortë. Sipas njoftimit...
    Vip28 Mars 2024
    Aludimet se banorët e BBV3 komunikojnë me të afërmit e tyre jashtë po shtohen dita ditës. Para pak kohësh, një video virale...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka bërë homazhe pranë lapidarëve të familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu, në 25–vjetorin e vrasjes së tyre....
    Sport28 Mars 2024
    Olti Hyseni, futbollisti 16-vjeçar që po mahnit të gjithë këtë edicion në Danimarkë, kategorikisht ka mohuar mundësinë që në të ardhmen mund...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.