×
  • Lajme
  • Lajme

    “Burra mos të ngutemi” – Sylë Hoxha tregon çka kishte thënë natën që vdiq Astrit Dehari

    FrontOnline
    08 Dhjetor 2022

    Ish-kryeprokurori i Prizrenit, Sylë Hoxha ka thënë se e kishte kuptuar në natën e vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari se ai ishte një rast i dyshimtë.

    Duke folur në T7, ai ka thënë se këtë përshtypje të tij si kryeprokuror e kishte dhënë në prani të hetuesve rajonalë dhe ata të krimeve të rënda nga Prishtina.

    “Për hir të teleshikuesve, unë në fillim që kur ka ndodhur rasti, në mbrëmjen e 5 nëntorit 2016, kam thënë që kemi të bëjmë me një vdekje të dyshimtë. Kemi pasur kujdes edhe me hetuesit rajonal dhe me ata të krimeve të rënda”, ka deklaruar Hoxha.

    Hoxha ka thënë se kishte kërkuar nga zyrtarët e tjerë që të mos nguten në trajtimin e rastit Dehari.

    “Unë kam deklaruar që është vdekje e dyshimtë dhe kam thënë burra të mos ngutemi të keni kujdes, t’i mbledhim provat se kjo nuk është vdekje e zakonshme, kjo vdekje ka ndodh në institucion. Këto kanë qenë fjalët e mia”, ka thënë ai.

    Ai, gjithashtu, ka thënë se ishte kërkesë e ish-Kryprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi që ai ta lexonte raportin e Institutit të Mjekësisë Ligjore ku thuhej se Dehari kishte bërë vetëvrasje.

    “Se kemi të bëjmë me vetëvrasje të Astrit Deharit, unë kam thënë vetëm kur e kam marrë raportin e Institutit të Mjekësisë Ligjore, që mua si kryeprokuror, më ka urdhëruar, më ka thënë në bisedë e sipër Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi jo t’i duhet me dalë para mediave me lexu atë raport ku thuhet se kemi të bëjmë me vetëvrasje”, ka thënë ai./Front Online

    IPKO i dhuron Komunës së Fushë Kosovës ekografi të sofistikuar për zbulimin e hershëm të kancerit Konfirmon përkushtimin e saj…
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka akuzuar përfaqësuesit e Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial për tendencë kushtëzimi për Ministrinë e Drejtësisë. Ajo tha...
    Lajme28 Mars 2024
    Rusia dështoi të enjte në përpjekjen për një seancë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku do të diskutohej rreth...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryeministri Albin Kurti, ka bërë iftar bashkë me ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, zëvendësministrin në Ministrinë e Punëve të...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka folur për kandidaturën e tij dhe përballjen në zgjedhje me kryetarin e VV-së, Albin...
    Sport28 Mars 2024
    Florian Marku këmbëngul se Chris Kongo, kundërshtari i tij mbrëmjen e së dielës, ka bërë një gabim të madh. Kongo, pohon ai,...
    Lajme28 Mars 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas triumfit të jashtëzakonshëm të studentëve të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, të cilët...
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se asnjë qeveri s’ka mundësi që t’i kryej...
    Lajme28 Mars 2024
    Policia e Kosovës është bërë pjesë e Taskforcës së Përbashkët të Migracionit me autoritetet ligjzbatuese të Republikës së Shqipërisë dhe të Mbretërisë...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka folur në Kuvend të Kosovës për tenderët njëburimore. Opozita edhe gjatë seancës së fundit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.