[wp-story]

Bota/Rajoni

“Burger King” i ofron punë Princit Harry

“Burger King” i ofron punë Princit Harry
09:00 | 16 Janar 2020

Zinxhiri i ushqimit i ka ofruar Princit Harry pozicionin e ndihmës shitësit pasi ai dhe gruaja e tij

Dukesha Meghan njoftuan tërheqjen nga familja mbretërore, duke paralajmëruar edhe pavarësimin financiar.

“Burger King Argjentina”, në një postim në Twitter shkroi: “Ne zbuluam se princi dhe dukesha vendosën të hiqnin dorë nga rolet e tyre në familjen mbretërore dhe do të punojnë për t’u bërë të pavarur financiarisht. Pra, ne kemi një propozim për ju: Bëni si mijëra njerëz dhe ndërmerrni hapat tuaj të parë në botën e punës me ne. Ju e dini që kurora do t’ju përshtatet në mënyrë të përsosur. Gjithashtu, pas kaq shumë vitesh jetese si dukeshë, është koha që ju të filloni të hani si mbretërit”, ka shkruar në rrjetin social Twitter.

“Petrol Company” ul çmimet për 15 %. Ja sa kushton një litër naftë

Të tjera