×
  • Lajme
  • Lajme

    Bulliqi: Kushtetuesja t’i përmirësojë gabimet e saj, të vendos në favor të VV-së

    FrontOnline
    02 Dhjetor 2020

    Pas gjashtë muajve pritje, në Gjykatën Kushtetuese është duke u mbajtur seanca dëgjimore ku do të diskutohet në një seancë publike për ligjshmërinë e votës së deputetit Etem Arifi me rastin e votimit të Avdullah Hoti për kryeministër të Kosovës.

    Sot pritet që Kushtetuesja  në një seancë publike të dëgjojë opinionet e palëve, derisa në fund do të publikohet edhe verdikti lidhur me ligjshmërinë apo jo të votës së deputetit Etem Arifi. Një vendim i mundshëm pro Vetëvendosjes sjell një situatë të re politike në vend.

    E, lidhur me këtë në një prononcim për Front Online, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi dhe njëherit kandidati fitues për kryetar të Podujevës në zgjedhjet e së dielës, ka thënë se është koha që kjo gjykatë të jep një verdikt real, duke shtuar se duhet të kihet parasysh interesi i qytetarëve.

    Por, deklaron se me vendimet e fundit që ka marrë kjo gjykatë janë befasuar dhe se kanë qenë vendime që kanë shkuar në dëm të qytetarit.

    “Ne mendojmë që sa më shpejtë që të shkon kjo qeveri dhe t’i hapet rrugë deklarimit të vullnetit të qytetarëve me zgjedhje të lira do të jetë në interes të vendit dhe në interes të qytetarëve të saj. Prandaj jemi të këtij mendimi, presim një vendim, një verdikt real mbi gjendjen , mbi situatën të cilën e ka krijuar, sepse tek e fundit kjo Gjykatë është njëri prej faktorëve që ka pru procesin deri në këtë pikë, ku e ka pru, sepse ju e dini vendimet të cilat kanë qenë shumë befasuese dhe krejt në kundërshtim me  normat të cilat i ka gjykuar kjo Gjykatë dhe i ka dhënë bëjnë verdikt rreth formës ose përafërsisht mënyrës së formës çfarë ka ndodhur”, ka thënë Bulliqi për FrontOnline.

    Sipas tij, e vetmja zgjidhje është që vendi të shkojë në zgjedhje, pasi që siç thotë Bulliqi Qeveria aktuale nuk i ka as numrat në Kuvend që të merr vendime.

    “Sidoqoftë, populli thotë se asnjëherë nuk është vonë që gabimet që janë bërë më herët të përmirësohen, prandaj unë pres që ato gabime që i ka bë Gjykata Kushtetuese kësaj radhe t’i përmirësoje dhe tu jep një verdikt, i cili do të jetë në interes të qytetarëve të vendit dhe ai interes është shkuarja sa më shpejtë në zgjedhje për faktin se ju po e shihni që është një qeveri që nuk I ka as numrat në Kuvendin e Kosovës dhe është një Qeveri e cila nuk mund të merr asnjë vendim në dobi të qytetarëve të vendit, prandaj vendi nuk ka asnjë arsye të mbetet I paralizuar çfarë e ka lënë deri tash”, ka deklaruar ai.

    I, pyetur se cilat do të jenë hapat e mëtutjeshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, nëse Kushtetuesja hedh poshtë kërkesën e subjektit të cilit ai i përket, Bulliqi ka pohuar se do të shohin proceset e tjera politike.

    “Duhet shikuar proceset tjera, duhet shikuar proceset tjera politike. Unë mendoj që është koha optimale që tash të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme”, ka shtuar Bulliqi.

    Ndryshe, Etem Arifi ishte njëri prej 61 deputetëve që votoi pro zgjedhjes së Qeverisë Hoti.

    Ndërsa, për LVV-në, vota e deputetit të Partisë së Ashkalinjve është jo-valide për faktin se ai është dënuar për korrupsion me vendim përfundimtar të Gjykatës./FrontOnline/

    Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë nesër ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Tre persona janë lënduar mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë te “Rruga B”, pas një përleshjeje mes disa personave. Sipas Policisë rasti...
    Lajme25 Prill 2024
    Policia malazeze arrestoi 8 policë kufitarë të dyshuar për marrje ryshfetesh nga shtetas të huaj nga Shqipëria, Turqia dhe Kosova, njoftoi të...
    Lajme25 Prill 2024
    Zëvendësministri i pushtetit lokal, Arbër Vokrri e ka parë si një sukses mbajtjen e votimit për shkarkimin ose jo të katër kryetarëve...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    Në Maqedoninë e Veriut, qytetarët votuan të mërkurën për të zgjedhur presidentin e vendit. Qendrat e votimit u hapën në orën 7:00...
    Lajme25 Prill 2024
    Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq pritet të takohen sot në Bruksel, me ndërmjetësimin e emisarit të BE-së,...
    Lajme25 Prill 2024
    Ky është parashikimi i motit për sot në Kosovë Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot mban mot i vranët dhe vende-vende...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski në konferencë për shtyp u shpreh se në këto zgjedhje, qytetarët kanë dënuar me votë pushtetin dhe...
    Lajme24 Prill 2024
    Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor që duhet ta marrë kryeministri i vendit, Albin Kurti, nga...
    Lajme24 Prill 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni të Veriut, ku tha se sikur shqiptarët të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.