Njohësi politikës në Ballkan, Janosz Bugajski, ka folur për situatën në veri të Kosovës, por edhe më gjerë, si dhe për qasjen e administratës amerikane ndaj kësaj situate.
“Kemi pritur një qasje më të mençur nga administrata e Biden-it, duke shkurtuar një pjesë të kontrollit të Serbisë në Kosovë për të rritur numrin e njohjeve por edhe njohjen nga Serbia, jo vetëm njohjen de facto”, deklaroi Bugajski.
Më tej, Bugajski tha se kohëve të fundit po vërehet se ka një lloj tendence të favorizimit të shteteve në rajon si të Kroacisë, Serbisë e Shqipërisë, në vend të Bosnjës, Kosovës, etj. “Pra duke se ka një qasje dyshtresore. Sa më agresiv që je merr më shumë koncesione, ndërsa vendet e vogla nëse je agresiv atëherë vihesh nën presion”.
“Kjo administratë duke i shërbyer dominimit, më shumë i shërben jostabilitetit, më shumë konfliktit e dhunës”, sqaroi më tej Bugajski.
I pyetur se në çfarë pike janë raportet mes Kosovës e SHBA-së pas reagimit të Sekretarit Blinken ndaj situatës në Kosovës, Bugajski tha se për gjendjen e tanishme më së shumti gëzohet Beogradi.
“Ky bashkëpunim do të duhej të riparohej dhe SHBA duhet ta thonë qartë se çfarë nënkupton me ‘normalizim të marrëdhënieve’ dhe si të arrihet atje, që duhet të nënkuptojë njohjen e ndërsjellë, sepse kemi pasur shumë marrëveshje por asnjë lloj zbatimi”, deklaroi Bugajski, teksa shtoi se më pak se kaq do të kemi probleme të përsëritura, sidomos nga ana e Serbisë,e cila do ta destabilizojë situatën dhe do të pengojë çfarëdo lloj marrëveshjeje përfundimtare mes dy vendeve.
“Vashingtoni duhet të marrë një hap prapa, të marrë frymë e ta kuptojë se çfarë po ndodhë. Pra duhet të ulet me të dyja palët dhe të gjejë një marrëveshje”, ishte përgjigja e Bugajskit lidhur me atë se në ç’pikë janë raportet me SHBA-së deh Kosovës .
E për qasjen kritike të administratë amerikane kundrejt Kosovës, Bugajski tha se ky është problemi që kjo administratë po e fajëson një administratë që përpiqet ta zbatojë marrëveshjen, rezultatet e zgjedhjeve, duke shtuar se nuk mund të mbështesësh demokracinë dhe ta minosh demokracinë në të njëjtën kohë.
“Kjo administratë është nën nivelin e arritjes së politikave kur Biden ishte senator, ku ka këshilluar për politikën në Ballkan, në zgjidhjen e luftërave, parandalimi i konflikteve në të ardhmen, pastaj pavarësimi i shteteve. Pra është tërhequr nga kjo formulë dhe kjo është shumë e rrezikshme”, sqaroi më tej Bugajski.