×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Britania vatër e infektimeve, mbi 57 mijë raste të reja me COVID-19 për një ditë

    FrontOnline
    03 Janar 2021

    Britania e Madhe është kthyer në vatrën më të nxehtë të koronavirusit për momentin në mbarë globin. Ndërsa në shumë shtete të tjera shifrat e infektimeve dhe ato të viktimave janë në rënie, e kundërta ndodh në Britani.

    Në 24 orët e fundit, autoritetet britanike të shëndetësisë raportuan për mbi 57 mijë infektime, shifra më e lartë kjo e regjistruar ndonjëherë në këtë vend. Një pjesë e rasteve të reja raportohet se janë të llojit të ri të koronavirusit.

    Për të kufizuar përhapjen e shpejtë të virusit, në Britani ekspertët e shëndetësisë nisur nga efektshmëria e lartë e vaksinës kanë propozuar vaksinimin e një numri më të madh personash me një dozë të vetme, sesa vaksinimin e një numri të vogël personash me dy doza.

    Një tjetër shtet që po përballet me një situatë të vështirë të koronavorusit në Europë është Rusia, e cila raportoi për 26 mijë infektime dhe afro 450 viktima.

    Përtej oqeanit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijojnë të kenë një numër të madh rastesh të reja dhe infektimesh, megjithëse larg rekordeve të vendosura në javët e shkuara. Në 24 orët e fundit Shtetet e Bashkuara të Amerikës raportuan 232 mijë infektime dhe mbi 2 mijë e 100 viktima.

    Problematike mbetet në SHBA situata në spitale, ku raportohet se gjenden mbi 123 mijë pacientë të shtruar, duke vënë në vështirësi të madhe sistemin shëndetësor amerikan.

    Në mbarë globin numri i infektimeve ka arritur në mbi 85 milionë, ndërsa ai i viktimave në 1 milionë e 843 mijë.

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i diasporës për zgjedhjet presidenciale dhe bindshëm po prin kandidati...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Janë bërë 200 ditë që kur nisi lufta mes Izraelit dhe Hamasit. Fëmijët palestinezë, po vajtojnë për ëndrrat e tyre të humbura,...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Sonte në Shkodër ka ndodhur një konflikt nga i cili janë therur me thikë babë e bir, të cilët janë dërguar në...
    Të tjera
    Vip23 Prill 2024
    Spektakli i natës së sotme ka filluar me transmetimin e disa pamjeve, në të cilat protagonistë kanë qenë Egla dhe Romeo. Pak...
    Lajme23 Prill 2024
    Vasfije Krasniqi Goodman është kthyer në një grua simbol dhe heroinë për shumë gra e vajza që përjetuan dhunën seksuale nga forcat...
    Lajme23 Prill 2024
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ndonjë rajon mund të ketë reshje të izoluara...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Sonte në Shkodër ka ndodhur një konflikt nga i cili janë therur me thikë babë e bir, të cilët janë dërguar në...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, për qeverisjen e tij gjatë këtyre...
    Lajme23 Prill 2024
    Bashkimi Evropian tha se Këshilli i Ministrave do të diskutojë për masat ndaj Kosovës mbi bazën e një raporti të Përfaqësuesit të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.