×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Britania e Madhe refuzon kërkesën e Maduro për kontrollin e arit

    FrontOnline
    02 Korrik 2020

    Një gjykatës britanik refuzoi t’i jepte Venezuelës kontroll mbi më shumë se një miliard dollarë ar, që është në kasafortën e Bankës së Anglisë.

    Ai vendosi që ishte e paligjshme dorëzimi i tij te Nicolas Maduro, pasi Britania nuk e njeh atë si presidentin e Venezuelës.

    Reuters raporton se një gjykatë britanike në rastin se kush kontrollon rezervat e arit të Venezuelës, të cilat janë të vendosura në Londër, vendosi që Britania e Madhe “njohu” liderin e opozitës Venezuelës Juan Guaido si president, transmeton KosovaPress.

    Maduro kërkoi që ari t’i dorëzohej, në mënyrë që të ndihmonte vendin në luftën kundër pandemisë koronavirus, transmeton KosovaPress.

    Sidoqoftë, Banka Qendrore Britanike, qeveria e së cilës e njeh Guaido si një drejtues legjitim, nuk pranoi t’ia dorëzonte arin qeverisë socialiste të Maduro.

    Guaido kërkon të ruajë rezervat e arit në Bankën e Anglisë për t’i mbajtur larg qeverisë së Maduro.

    Banka Qendrore e Venezuelës ka kërkuar të marrë ar, të cilin dëshiron ta shesë për ushqim dhe pajisje mjekësore, pasi Venezuelës i duhen në mënyrë të dëshpëruar në luftën kundër pandemisë.

    Saros Zaivala, një avokat që përfaqëson Maduron, premtoi të paraqiste një apel.

    Ai tha në një deklaratë se verdikti “injoron plotësisht realitetin e situatës në terren” në Venezuelë.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Bashkimi Evropian dhe Meksika kanë shprehur zhgënjim ndaj kërcënimit të Presidentit të SHBA-së Donald Trump për të vendosur tarifa prej 30% ndaj...
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Presidenti francez Emanuel Macron iu shtua zërave kundër nga Bashkimi Europian për tarifat prej 30% mbi eksportet e BE-së në Shtetet e...
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka zhvilluar një vizitë njëditore në Maqedoninë e Veriut, me ftesë të presidentes së këtij vendi, Gordana...
    Të tjera
    Lajme13 Korrik 2025
    Qeveria ka rritur pagat e shërbyesve civilë, duke shtuar 55 euro që nga janari i vitit 2025. Pjesa e dytë e rritjes,...
    Lajme13 Korrik 2025
    Sipas raportimeve të mediave shtetërore, udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, i ofroi Moskës “mbështetjen e tij të pakushtëzuar” për...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Bashkimi Evropian dhe Meksika kanë shprehur zhgënjim ndaj kërcënimit të Presidentit të SHBA-së Donald Trump për të vendosur tarifa prej 30% ndaj...
    Lajme13 Korrik 2025
    Bashkatdhetarët që jetojnë edhe punojnë në vendet e ndryshme të botës, tashmë kanë nisur të vijnë për t’i kaluar pushimet verore në...
    Lajme13 Korrik 2025
    Sot me fillim nga ora 11:00 do të vazhdojë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. Për herën e 46-të, deputetët e zgjedhur...
    Lajme13 Korrik 2025
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovësm njofton se gjatë ditës së sotme do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperatura minimale...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.