×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Britani: 1 mijë policë të sanksiounar shkaku i skandaleve

    FrontOnline
    19 Shtator 2023

    Më shumë se 1 mijë oficerë të policisë metropolitane janë sanksionuar pas një sërë skandalesh, duke shkaktuar bujë në Britani. Policët e Londrës janë pezulluar ose ridislokuar brenda një viti, njoftoi sot Scotland Yard, pasi nisi një spastrim masiv të radhëve të saj pas një sërë skandalesh.

    “Do të duhet një vit, dy vjet ose më shumë për të çrrënjosur policinë e korruptuar,” paralajmëroi Stuart Cuddy, zëvendës shefi i policisë. Policia Metropolitane, forca policore prej 34,000 trupash në Londër, po përballet me një krizë serioze besimi pas zbulimit të keqbërjeve nga oficerët.

    Në shkurt, oficeri i policisë David Carrick u dënua me burgim të përjetshëm për dhjetëra përdhunime dhe sulme seksuale ndaj një duzinë femrash, ndërsa ai ishte oficer policie. Policia humbi nëntë shanse për të kapur këtë përdhunues serial të suksesshëm, i cili vepronte prej 17 vitesh.

    Në mars 2021, një 33-vjeçare londineze, Sarah Everard, u përdhunua dhe u vra nga një oficer policie. Me burgim të përjetshëm është dënuar autori i krimit, Wayne Cousins. Policia është kritikuar për injorimin e shenjave shqetësuese për sjelljen e tij.

    Megjithatë, përtej këtyre rasteve të theksuara, ka disa akuza për sjellje raciste, homofobike dhe seksiste brenda policisë dhe shumë po bëjnë thirrje për reforma. Në total, vitin e kaluar janë larguar nga puna 201 punonjës policie dhe janë transferuar rreth 860, njofton Policia Metropolitane.

    Gjithashtu, 100 oficerë policie u pushuan nga puna për shkelje të rënda në një vit (66% më shumë se vitet e mëparshme), njoftoi Policia Metropolitane, pa detajuar gabimet e bëra.

    Dhe 275 janë në pritje të një seance dëgjimore për shkelje serioze, një pjesë e konsiderueshme e të cilave përfshijnë akuza për dhunë ndaj grave (krahasuar me 136 vitin e kaluar).

    Përveç kësaj, numri i ankesave nga publiku dhe nga oficerët në lidhje me pretendimet për sjellje të pahijshme u dyfishua gjatë të njëjtës periudhë./FrontOnline/

    Njoftimet nga KEDS, vendet që do të mbesin nesër pa rrymë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Shtator 2023
    Forcat ukrainase goditën selinë ruse në rajonin Kherson me sisteme raketash të shumëfishta Himars, duke vrarë 8 oficerë dhe duke plagosur 7...
    Bota/Rajoni26 Shtator 2023
    Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Brazil, ku dy gra janë vrarë pak orë pasi shkuan në hotel për pushime. Autoritetet dyshojnë...
    Bota/Rajoni26 Shtator 2023
    Të paktën shtatë persona humbën jetën dhe nuk dihet fati i nëntë të tjerëve pas përmbytjeve ditën e djeshme në Meksikë. https://twitter.com/i/status/1706402048852255020...
    Të tjera
    Lajme26 Shtator 2023
    Deputeti i VV-së, Halil Thaçi thotë se nga sot Lista Serbe duhet të shpallet organizatë terroriste. Thaçi përmes një shkrimi në “Facebook”...
    Lajme26 Shtator 2023
    Ka dështuar që të mbahet Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, në të cilën është paraparë që të raportoj ministri i...
    Lajme26 Shtator 2023
    Eksperti i çështjeve ushtarake dhe të sigurisë, Ramadan Qehaja ka thënë se ekziston mundësia e eskalimit të serishëm të situatës në veri...
    Lajme26 Shtator 2023
    Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka përfunduar seanca dëgjimore ndaj dy të dyshuarve për sulmin terrorist në Banjskë. Në këtë seancë, është...
    Sport26 Shtator 2023
    Atletico Madrid ka triumfuar me rezultat 3-1 në derbin e qytetit të Madridit ndaj rivalit lokal Realit. Ka qenë një ndeshje spektakolare,...
    Lajme26 Shtator 2023
    Në kabinetin e Ministrit Hajrulla Çeku, është nënshkruar memorandumi i bashkëpunimit për Lokalitetin Arkeologjik të Dresnikut, ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Ambasadës...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.