×
  • Lajme
  • Lajme

    Brenda një viti 101 ankesa të qytetarëve për mosqasje në dokumente zyrtare

    FrontOnline
    28 Shtator 2022

    Që nga muaji shtator i vitit të kaluar e deri në shtator të këtij viti, qytetarët e Kosovës kanë paraqitur 101 ankesa në Agjencinë për Informim dhe Privatësi për shkak të pamundësimit të qasjes në dokumente zyrtare në departamente të ndryshme të qeverisë së vendit. Ndërsa 95 ankesa të tjera janë paraqitur për 38 komunat e Kosovës.

    Këto të dhëna janë pjesë e një hulumtimi të publikuar të mërkurën nga Agjencia për Informim dhe Privatësi, e cila mbikëqyr zbatimin e ligjit për qasje në dokumentet publike në Kosovë.

    Drejtuesja e këtij institucioni, Krenare Sogojeva Dermaku, tha se mediat dhe organizatat e shoqërisë civile janë dy kategoritë që kanë paraqitur numrin më të lartë të ankesave.

    “Agjencia për Informim ka trajtuar ankesat që për objekt kanë pasur kryesisht shpenzimin e parasë publike. Është paraqitur kohëve të fundit një interesim shumë i madh për procesverbalet e mbledhjeve ku merren vendimet për interes të përgjithshëm të qytetarëve por edhe në raportet e auditimit të brendshëm. Jo rastësisht po i përmendi këto sepse nëse arrijmë bashkërisht të vendosim këtë sistemin e kulturës që e përmendëm te institucionet publike që të ofrojnë qasjen proaktive, pra të bëjnë publikimin me vetdëshirë, të gjitha këto dokumente do të mund të jenë të qasshme me vetëm një klik në uebfaqet e këtyre institucioneve”, tha ajo.

    Në debatin me këtë temë, të organizuar nga Agjencia për Informim dhe Privatësi për nder të ditës ndërkombëtare për lirinë e informimit, gazetarët dhe përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile thanë se puna e tyre sfidohet vazhdimisht nga pamundësia për qasje në dokumente zyrtare.

    “Unë në gazetari i kam rreth dhjetë vjet përvojë pune dhe për mua informata më e thjeshtë që mund ta siguroj tash nëse dua është se sa ka furnizim me barna në institucione publike. Përse po e përmendi një pyetje për të cilën shumë kush mund të thotë është banale apo bazike, sepse unë kam bërë 79 ditë për të realizuar të drejtën time në këtë përgjigje, do të thotë 79 ditë i janë dashur ministrisë së Shëndetësisë për të më dhënë përgjigje se sa është furnizimi me barna”, tha gazetarja Saranda Ramaj.

    “Instituti i Kosovës për Drejtësi brenda vitit paraqet diku afër 500 kërkesa për qasje në dokumente publike dhe mund të them me përgjegjësi që më shumë se 60 për qind e institucioneve, po flas në nivel qeveritar, nuk e marrin mundin të kthejnë përgjigje në këto kërkesa. Jemi organizatë joqeveritare dhe më lejohet të them institucionet kryesore që nuk na ofrojnë qasje, ministra e Jashtme, ministra e Brendshme, ministra e Financave, mund të them se janë kampion në mosofrimin e transparencës në bazë të asaj që përcakton ligji dhe rregullat e brendshme të këtyre institucioneve”, tha Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

    Këshilltari ligjor nga ambasada amerikane në Prishtinë, John Hanley, tha se qasja në dokumente publike garanton që institucionet shtetërore të jenë transparente dhe llogaridhënëse. Por ruajtja e privatësisë është po kaq e rëndësishme tha ai.

    “Në këtë kohë të shpërndarjes së dixhitalizimit është thelbësore që ne të ruajmë informatat personale të njerëzve, posaçërisht të kategorive më të cenueshme siç ndodh në sistemin e drejtësisë. Derisa shoqëria civile dhe mediat kanë të drejtë të kenë qasje në dokumente publike, edhe ata kufizohen nga rregullat etike që të mos publikojnë informacione që do të viktimizonin më shumë kategoritë e cenueshme të shoqërisë apo do t’i bënin cak të stigmës”, tha ai.

    Kushtetuta e Kosovës garanton të drejtën e qytetarëve për qasje në dokumente publike, me përjashtim të informacioneve që janë të kufizuara me ligj, si dhe përcakton detyrimet e institucioneve. Por, përfaqësues të shoqatave të gazetarëve në Kosovë tërheqin vërejtjen te pengesat në punën e përditshme të gazetarëve ku përfshihet edhe mungesa e transparencës së institucioneve publike, që sipas tyre e rëndon punën e mediave në vend./RTK

    Pompa e derivateve me çmimet më të lira në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme24 Prill 2024
    Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor që duhet ta marrë kryeministri i vendit, Albin Kurti, nga...
    Lajme24 Prill 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni të Veriut, ku tha se sikur shqiptarët të...
    Lajme24 Prill 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, ka deklaruar se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë mbrojtur UÇK-në nga ndërhyrjet ruso-serbe...
    Të tjera
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Maqedoninë Veriore (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë,...
    Lajme24 Prill 2024
    Jonathan Hargreaves, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë është takuar me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Përpjekjet globale të imunizimit kanë shpëtuar të paktën 154 milionë jetë në 50 vjetët e fundit, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH),...
    Lajme24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë, shkruan FrontOnline. Sipas...
    Lajme24 Prill 2024
    Kryeministri i vendit, ka thënë se Kosova për herë të parë ka filluar regjistrimin online të diasporës. Ai tha se ky është...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Në Serbi sot janë arrestuar 17 persona, anëtarë të dy grupeve të organizuara kriminale, të cilët dyshohet se kanë falsifikuar 400 dokumente...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.