×
  • Kronika
  • Kronika

    Brenda një jave dy vjedhje në institucionet e shtetit, Musliu thotë se po dëmtohet e ardhmja evropiane e Kosovës

    FrontOnline
    24 Tetor 2020

    Gjatë kësaj jave në institucionet e Kosovës kanë ndodhur dy vjedhje. Në Thesarin e Shtetit u vodhën mbi dy milionë euro, nga vetë zyrtarët e këtij institucioni, e një ditë më pas në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë u vodhë edhe një kasafortë, pesha e së cilës ishte rreth 300 kilogram.

    Për vjedhjen e ndodhur në Thesarin e Shtetit, policia ka arrestuar një person ndërkaq është në kërkim edhe të dy të dyshuarve tjerë, kurse për vjedhjen në AUV është suspenduar një zyrtar policor me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “keqpërdorim të besimit”, gjatë angazhimit të tij në punë sekondare në objektin e AUV-it.

    Lidhur me vjedhjet që kanë ndodhur në institucionet e shtetit, për Telegrafin është deklaruar Betim Musliu, hulumtues i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi.

    Musliu pohoi se hulumtimet që ata kanë realizuar dëshmojnë për një sistem të brishtë të drejtësisë.

    “IKD tashmë një dekadë monitoron dhe hulumton sistematikisht sistemin e sigurisë dhe drejtësisë, dhe gjetjet e vazhdueshme që i kemi ngritur në publik përmes hulumtimeve e analizave, dëshmojnë për një sistem të brishtë të drejtësisë, të kapur nga politika dhe grupet e interesit”, tha ai.

    Si rezultat i këtyre skandaleve, Musliu thotë se partnerët e Kosovës kanë hequr dorë nga procese të rëndësishme brenda sistemit të drejtësisë.

    “Skandalet e njëpasnjëshme të keqpërdorimit të pozitës zyrtare në institucionet publike, dhe amnistia e tyre e vazhdueshme nga institucionet e drejtësisë, ka sjellur shtetin e Kosovës në situatën kur tashmë edhe miqtë e partnerët që kanë ndihmuar krijimin e shtetit të Kosovës të heqin dorë nga procese të rëndësishme brenda sistemit të drejtësisë”, potencoi ai.

    Musliu shtoi më tej se këto skandale po dëmtojnë drejtpërdrejtë të ardhmen evropiane të Kosovës.

    “Fatkeqësia është se në Kosovë, përballja me skandale të vazhdueshme, tashmë ka arritur që t’ia humbas vlerën skandaleve dhe tashmë pothuajse është shndërruar në normë të sjelljes në shoqërinë tonë që përbën rrezikun më të madh të shoqërisë dhe shtetit të Kosovës, ku çdo keqpërdorim, çdo hajni, çdo veprimtari korruptive më nuk përbën lajm dhe pranohet si diçka e zakonshme”.

    “Këto skandale përveç që e dëmtojnë çdo qelizë të funksionimit të shtetit të Kosovës, dëmtojnë drejtpërdrejtë të ardhmen evropiane të Kosovës, ku qytetarët ende nuk mund të përfitojnë as lëvizje të lirë në zonën shengen, ku perspektiva e rrugës evropiane zbehet sepse dëmtohet rëndë imazhi i vendit tonë”, përfundoi ai.

    Për vjedhjet që kanë ndodhur së fundi në Thesarin e Shtetit dhe AUV ka pasur reagime të shumta nga udhëheqësit politikë, ndërsa opozita ka kërkuar edhe dorëheqjen e ministres së Financave, Hykmete Bajrami.

    Nga Rubrika
    Kronika17 Shkurt 2025
    Një burrë nga Malisheva ka raportuar në polici se dy vajzat e tij janë zhdukur. Ai ka deklaruar se ato kanë dalë...
    Kronika17 Shkurt 2025
    Dy gra janë arrestuar mesditen e së dielës nga policia. Dyshohet se ato kishin tentuar të fusnin drogë në Burgun e Dubravës....
    Kronika17 Shkurt 2025
    Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e së dielës në Gjilan, mes dy veturave. Sipas policisë, aksidenti ndodhi mes të një veture...
    Të tjera
    Lajme17 Shkurt 2025
    Në kuadër të organizimeve shtetërore për shënimin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari,...
    Sport17 Shkurt 2025
    Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka thotë se e ka marrë “aminin” nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama për organizimin...
    Lajme17 Shkurt 2025
    Lituania ka uruar Kosovën me rastin e Ditës së Pavarësisë. Ky vend ka uruar që të ketë paqe, stabilitet e prosperitet në...
    Bota/Rajoni17 Shkurt 2025
    Princ Leka ka uruar Kosovën në 17 vjetorin e shpalljes së pavarësisë, duke thënë se 17 shkurti është një nga ngjarjet më...
    Lajme17 Shkurt 2025
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka uruar për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Hamza ka përmendur krerët e UÇK-së që...
    Bota/Rajoni17 Shkurt 2025
    Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka uruar përvjetorin e 17-të të Pavarësisë së Kosovës, duke kujtuar sakrificën e veprimtarëve deri në shtet...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.