[wp-story]

Lajme

Brenda 24 orëve ngrihen 128 aktakuza

Brenda 24 orëve ngrihen 128 aktakuza
12:44 | 17 Dhjetor 2019

Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë e Themelore dhe Prokuroria Speciale, janë ngritur 128 aktakuza kundër 138 personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë, 16 persona, si dhe janë bërë 2 kërkesa për caktimin e paraburgimit të 6 personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale.Prokurori i shtetit me rastin e arrestimit dhe ndalimit të dy personave të dyshuar nga fshati Krushë e Vogël – Komuna e Prizrenit, për veprën penale “Fajdeja”, ka paraqitur kërkesë për urdhër kontroll, ku me ç’rast është realizuar urdhër kontrolli në shtëpinë e të pandehurve dhe në vetura, me qëllim të sigurimit të provave materiale lidhur me veprimet e kundërligjshme të të dyshuarve.Prokuroria Speciale e Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur 3 aktakuza kundër 3 personave. Një aktakuzë është ngritur kundër të pandehurit S.K. për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, si dhe 2 aktakuza kundër 2 personave për veprën penale ”Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist” sipas Kodit Penal të Kosovës.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy persona të dyshuar, si dhe ka ngritur dyzetegjashtë aktakuza kundër pesëdhjetë personave për vepra të ndryshme penale.Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit janë ndaluar tre persona të dyshuar, në dy raste të ndara, nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “Fajdeja” dhe “Dhuna në familje”.Me rastin e arrestimit dhe ndalimit të dy personave të dyshuar nga fshati Krushë e Vogël – Komuna e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur kërkesë për urdhër kontroll, ku me ç’rast është realizuar urdhër kontrolli në shtëpinë e të pandehurve dhe në vetura, me qëllim të sigurimit të provave materiale lidhur me veprimet e kundërligjshme të të dyshuarve.

Ndërsa, nga kjo Prokurori janë ngritur 10 aktakuza kundër 12 personave, për vepra të ndryshme penale, të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar 4 persona për vepra të ndryshme penale. Gjatë ditës së djeshme kjo prokurori ka bërë një kërkesë për caktim të paraburgimit ndaj 4 të dyshuarve për vepër penale “Mashtrim“ dhe “Detyrim”. Gjithashtu, kjo prokurori ka ngritur 7 aktakuza, ndaj 81 të pandehurve.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, dhe ka ngritur trembëdhjetë aktakuza, kundër pesëmbëdhjetë personave.Ndërsa, Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar janë ndaluar 2 persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara. Gjithashtu kjo prokurori ka ngritur 17 aktakuza kundër 18 personave për vepra të ndryshme penale.Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ndaluar dy persona për shkak të veprës penale “Lëndim i lehtë trupor“. Po ashtu, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka bërë një kërkesë për caktimin e paraburgimit për dy persona për shkak të veprës penale “Lëndim i lehtë trupor“.Gjithashtu, kjo prokurori ka bërë një kërkesë për sekuestrim për shkak të veprës penale “Rrëmbimi“. Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore e Mitrovicës, ka ngritur 27 aktakuza për vepra të ndryshme penale.Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur 5 aktakuza kundër 5 personave për vepra të ndryshme penale.

“Petrol Company” ul çmimet për 15 %. Ja sa kushton një litër naftë

Të tjera