[wp-story]

Lajme

Bregu: Moment i volitshëm për heqje vizash e lëvizje të lirë në Ballkanin Perëndimor

Bregu: Moment i volitshëm për heqje vizash e lëvizje të lirë në Ballkanin Perëndimor
20:01 | 25 Shtator 2019

Sekretarja e përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Majlinda Bregu deklaroi sot se kjo organizatë është e gatshme t’u ndihmojë vendeve të Ballkanit Perëndimor që të arrijnë marrëveshje për lëvizje të lirë vetëm me letërnjoftime.

Siç u tha në RCC, ajo në një mbledhje joformale ministrore të Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore (SEECP), mbledhjes së parë të mbajtur nën kryesimin e Kosovës, tha se kjo mund të arrihet përmes zbatimit të planit aksional shumëvjeçar për bashkëpunimin ekonomik rajonal )MAP REA), si pjesë e samitit të ardhshëm të Procesit të Ballkanit.

Bashkëpunimi rajonal është themel i stabilitetit dhe e përparimit shoqëror-ekonomik të rajonit tonë dhe më vjen mirë të shoh se kjo është konfirmuar sot këtu, meqë të jesh këtu gjatë kësaj jave kur po mbahet sesioni i Asamblesë të Përgjithshme të OKB, i kontribuon atmosferës pozitive, bashkëjetesës për gjetjen e zgjidhjes për qëllimet për të cilat të gjithë pajtohemi. Më vjen mirë të shoh se përparësitë e kryesuesit të Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore janë ngushtë të lidhura me prioritetet e rajonit, që janë ndërlidhja, të rinjtë, kultura, arti dhe turizmi”, tha Majlinda Bregu, transmeton Koha.net.

Ajo vlerësoi se momenti është i volitshëm – Kroacia për herë të parë do të marrë presidencën e BE-së, Bullgaria e Maqedonia Veriore do të kryesojnë Procesin e Berlinit, Shqipëria e Maqedonia e Veriut me siguri do të hapin negociatat për anëtarësim në BE, procesi i zgjerimit do të jetë në qendër të veprimit të Bashkimit Europian.

“Rajoni po lëviz drejt rritës së përbashkët dhe transformimit. Nga çështja e stabilitetit kemi kaluar në krijimin e hapësirës ekonomike rajonale dhe tani duhet që në mënyrën më të mirë të shfrytëzojmë këtë moment të volitshëm për ecje përpara”, është shprehur Majlinda Bregu

“Petrol Company” ul çmimet për 15 %. Ja sa kushton një litër naftë

Të tjera