×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Brazili refuzon vaksinën Sputnik V

    FrontOnline
    27 Prill 2021

    Brazili ka refuzuar importimin e vaksinës së Rusisë kundër COVID-19, Sputnik V pasi ekspertët kanë njoftuar për “rreziqe thelbësore”.

    Vendi tha se kjo vaksinë ka mungesë informacioni për garancitë e sigurisë, cilësisë dhe efektivitetin e saj.

    Rregullatori brazilian, i njohur si Anvisa, votoi për të ndaluar importin e këtyre vaksinave. Kërkesa për furnizim ishte bërë nga guvernatorët e shtetit, të cilët po përballen me një valë të dytë vdekjeprurëse të koronavirusit.

    “Ne kurrë nuk do të lejojmë që miliona brazilianë të ekspozohen ndaj produkteve pa verifikimin e duhur të cilësisë, sigurisë dhe efikasitetit”, tha Antonio Barra Torres, president i rregullatorit federal të shëndetit, Anvisa.

    Menaxherja e përgjithshme për monitorimin e shëndetit, Ana Carolina Moreira Marino Araujo, tha se në bazë të të dhënave nga dokumentacioni i paraqitur, pastaj të dhënat nga inspektimet në njerëz dhe informacionin nga rregullatorët e tjerë, “rreziqet thelbësore” ishin shumë të mëdha.

    Imunizimi me vaksinën Sputnik V është miratuar në disa vende të botës.

    Në fillim kishte skepticizëm ndërkombëtar për vaksinën e zhvilluar nga Instituti Gamaleya i Moskës, por ato u tejkaluan pas rezultateve të botuara në revistën mjekësore The Lancet, ku thuhej se vaksina ishte e sigurt dhe 91.6 për qind e efektshme kundër COVID-19.

    Vaksina Sputnik V, përdor një virus të modifikuar dhe të padëmshëm, i cili synon të përgatisë trupin për infektim potencial me koronavirus.

    Rregullatori brazilian tha se një çështje e rëndësishme në vendimin për të refuzuar këtë vaksinë ishte prania e virusit të modifikuar në vaksinë dhe shqetësimet se ai mund të riprodhohet.

    Menaxheri i ilaçeve dhe produkteve biologjike të Anvisa, Gustavo Mendes e quajti këtë një defekt “serioz”.

    Brazili është përballur me vonesa dhe vështirësi në blerjen e vaksinave, derisa vendi po përballet me rritje të numrit të të infektuarve me koronavirusin e ri. Sistemi kombëtar shëndetësor është në prag të kolapsit.

    Brazili ka regjistruar 14,4 milionë raste të konfirmuara dhe pothuajse 400,000 vdekje nga COVID-19, shifër kjo më e larta pas Shteteve të Bashkuara.

    Deri më tani 27,3 milionë njerëz në Brazil, rreth 13 për qind e popullsisë, kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës, thuhet në të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë.

    Vaksina Sputnik V është duke u analizuar edhe nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA). Kjo agjenci nuk e ka miratuar ende këtë vaksinë, pasi ka theksuar se i duhet më shumë informacion mbi testimet dhe procesin e prodhimit.

    Hungaria, si vend anëtar i Bashkimit Evropian ka filluar ta përdorë atë, pavarësisht se EMA nuk e ka miratuar.

    Edhe Sllovakia ka porositur doza të kësaj vaksine, por më 7 prill, Instituti Shtetëror sllovak për Kontrollin e Barnave tha se kishte dilema në lidhje me efikasitetin dhe rreziqet e vaksinës ruse, për shkak të të dhënave joadekuate nga prodhuesi.

    Një ditë më vonë ky Institut tha se dozat e Sputnik V, që po analizonte, nuk ishin të njëjtat me ato që shqyrtoheshin nga EMA, ose me sa duket ato që u shqyrtuan nga revista shkencore britanike, The Lancet.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Mediat ndërkombëtare kanë raportuar se Izraeli dhe Hamasi, kanë arritur marrëveshje armëpushimi, pas konfliktit 15 muajsh me dhjetëra mijëra viktima që tronditi...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Një avion stërvitor i sigurisë iraniane është rrëzuar në pjesën veriore të vendit dhe për pasojë tre persona humbën jetën. Ngjarja ndodhi...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Presidenti i SHBA-ve Joe Biden tha të mërkurën se ishte një "pasdite shumë e mirë" pasi ai zyrtarisht njoftoi marrëveshjen midis Izraelit...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku ka përmbyll ditën në lagjen Bregu i Diellit. Nga kjo lagje, Abdixhiku...
    Lajme15 Janar 2025
    Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci në përmbyllje të vizitës në ShBA, ka vizituar fabrikën “Sikorsky – Lockheed Martin”, ku prodhohen helikopterë të...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se nuk i vjen turp që...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj ka njoftuar se ka mbyllur ditën sot në Korishë të Prizrenit, duke falënderuar...
    Lajme15 Janar 2025
    Nol Nushi nga PSD-ja ka njoftuar se është liruar pas arrestimit në stacionin policor në kufirin Kosovë-Maqedoni. Nushi ka shkruar se arsyeja...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Artan Nimani ka njoftuar se sonte ka qëndruar në fshatrat Gramacel dhe Jasiqi...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.