×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Bota po përballet me një rrezik edhe më të madh se Covid-19

    FrontOnline
    28 Tetor 2020

    Hondurasi u bë kombi i 50-të që ratifikoi Traktatin për Ndalimin e Armëve Bërthamore (TPNW).

    Kjo shënon herën e parë që nga Hiroshima që posedimi i thjeshtë i armëve bërthamore do të konsiderohet krim sipas ligjit ndërkombëtar, megjithëse nuk është i detyrueshëm për kombet që nuk e nënshkruajnë atë.

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara ka aftësinë për të filluar një sulm bërthamor, pa kërkuar autorizimin e Kongresit, Kabinetit, nënkryetarit e të tjerëve.Është e vështirë të imagjinohet një shembull më i përsosur i rrezikut të çmendur me të cilin ne vazhdojmë të jetojmë për sa kohë që mbajmë arsenale masive të armëve bërthamore.

    Studimet gjatë dekadës së fundit kanë treguar se edhe një luftë bërthamore e kufizuar, duke përfshirë më pak se një ose dy përqind të arsenalit bërthamor në botë, do të vriste dhjetëra miliona njerëz.

    Edhe më keq, kjo do të shkaktonte krizë klimatike dhe urie në të gjithë botën duke vënë në rrezik miliarda njerëz dhe duke i dhënë fund civilizimit siç e njohim ne. Edhe para pandemisë Covid-19, rreziku i luftës bërthamore po rritej me një shpejtësi alarmante.

    Ekspertët, si ish-Sekretari i Mbrojtjes, William Perry, kanë paralajmëruar se ne jemi më afër luftës bërthamore sesa kemi qenë ndonjëherë.

    Pra, edhe pse përballemi me pandeminë e koronavirusit, e cila ka vrarë mbi një milion njerëz në të gjithë botën, dhe ka shkaktuar krizë ekonomike, është e rëndësishme që të lëvizim sa më shpejt që të mundemi për të eleminuar armët bërthamore dhe kërcënimin e pashmangshëm, ekzistenciale që ato paraqesin.

    Nëntë vendet që posedojnë armë bërthamore po lëvizin në drejtim të kundërt. Ato janë të angazhuara në plane masive për të “modernizuar” arsenalin e tyre bërthamor dhe për t’i ruajtur këto armë për dekadat e ardhshme, nëse nuk përdoren më parë.

    Javën e shkuar, The New York Times raportoi se SHBA ndërmori një hap të paparashikuar për të bërë presion ndaj vendeve që janë bashkuar me Traktatin, për t’u tërhequr nga ai.

    “Traktati i ri i Kombeve të Bashkuara mbi Ndalimin e Armëve Bërthamore është një hap i rëndësishëm drejt delegjitimimit të luftës bërthamore si një rrezik i pranueshëm i civilizimit modern,” tha ish-sekretari Perry, i cili e ka mbështetur fuqimisht marrëveshjen.

    Ndërsa traktati hyn në fuqi, nëntë fuqitë bërthamore nuk do të çarmatosen automatikisht. Por kombet e tjera dhe shoqëria civile mund të përdorin marrëveshjen për t’iU bërë presion që të bëjnë ndryshime thelbësore në politikën e tyre bërthamore. Traktati mund të përdoret për të stigmatizuar këto armë në mënyrë që ato të mos shihen më si simbole të statusit global dhe shtylla të sigurisë kombëtare, por më tepër si kërcënim për mbijetesën njerëzore që ato në të vërtetë janë.

    Shumë sport në platformën Artmotion, sezoni i ri në ligat më të forta të botës sjellë shumë ekskluzivitete
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës i bashkohet Frontit Evropian. Ky vendim erdhi pas mbledhjes së Kuvendit Qendror të kësaj partie. Pas...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Ajo që tronditi shumë një ekip ndërkombëtar mjekësh që vizitoi një spital në pjesën qendrore të Gazës, ishte numri i madh i...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Polonia ka hapur përkohësisht një pikë kufitare me Ukrainën, tha Kievi më 28 mars, përderisa përfaqësuesit qeveritarë u takuan në Varshavë për...
    Të tjera
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Ajo që tronditi shumë një ekip ndërkombëtar mjekësh që vizitoi një spital në pjesën qendrore të Gazës, ishte numri i madh i...
    Lajme28 Mars 2024
    Ish-diplomati Blerim Canaj, ka deklaruar Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), janë duke garuar për vendin e...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit, Andin Hoti e sheh shumë të rëndësishëm anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Hapi...
    Lajme28 Mars 2024
    Lidhur me situatën e grave në Kosovë, Valdete Idrizi, aktiviste e të drejtave të njeriut, feministe dhe aktiviste e paqes, ka theksuar...
    Lajme28 Mars 2024
    Në garë me gati 400 Universitete, ekipi i fakultetit juridik të Universitetit të Prishtinës, arriti në top 3-shen më të mirë në...
    Lajme28 Mars 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë për Kosovën, nuncin Jean Marie Speich. Raportet në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.