×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Bosnja dënon edhe një ish-komandant serb për gjenocidin në Srebrenicë

    FrontOnline
    17 Tetor 2020

    Një gjykatë në Bosnjë e Hercegovinë të premten e dënoi një ish-komandant serb me nëntë vjet burgim për ndihmën që kishte dhënë gjatë ndalimit dhe vrasjes së mbi 800 burrave boshnjakë të Srebrenicës më 1995.

    Këta burra ishin ndaluar nga forcat serbe të Bosnjës në ndërtesën e një shkolle në fshatin Rocevic, afër Zvornikut, dhe më pas ishin vrarë në brigjet e lumit Drina, shkruan Anadolu.

    Sreçko Acimoviq, i cili shërbente si komandant i Batalionit II, të quajtur Brigada Zvornik, gjatë luftës në Bosnjë mes viteve 1992 dhe 1995, u shpall fajtor për ofrim të qëllimshëm të asistencës në datat 14, 15 dhe 16 korrik 1995 për anëtarët e një grupi të përbashkët kriminal, plani i të cilëve ishte ndalimi, ekzekutimi dhe varrosja e burrave të shëndoshë boshnjakë nga Srebrenica.

    “Qëllimisht ofroi asistencë në ekzekutimin e planit dhe kryerjen e gjenocidit kundër boshnjakëve. I pandehuri ishte i vetëdijshëm se ata do të vriteshin, por ai, duke qenë në dijeni, kreu akte që e kishin për qëllim realizimin e planit për gjenocid”, thuhet në vendimin e gjykatës.

    Aty thuhet se Acimoviqi ka ofruar municion dhe ka urdhëruar që të ndaluarit të transportohen në brigjet e lumit Drina, ku u vranë dhe u varrosën afër një fabrike të vjetër. “Në atë ditë – 15 korrik 1995 – 818 burra nga Srebrenica u vranë”, tha gjykatësi Stanisha Gluhajiq.

    Gjykata vlerësoi se ish-komandanti serb është përgjegjës edhe për krimet kundër civilëve boshnjakë në rajon, të cilat rezultuan në gjenocid.

    Mbi 8.000 burra dhe djem myslimanë të Bosnjës u vranë në Srebrenicë në korrik të vitit 1995 nga forcat serbe, ndonëse ai vend ishte i cilësuar si zonë e sigurt nga Kombet e Bashkuara. Krimi ndodhi pavarësisht pranisë së trupave holandeze, të cilat ishin të caktuara si forcë paqeruajtëse ndërkombëtare.

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Policia federale e Gjermanisë ka arrestuar një çift në aeroportin e Dortmundit të mërkurën. Në gusht të vitit 2009, Gjykata Rajonale e...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Mijëra fluturime në Francë dhe Evropë u anuluan më 25 prill, për shkak të grevës të kontrollorëve të trafikut ajror në Francë....
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, bëri thirrje për zgjerimin e sanksioneve ndërkombëtare kundër Rusisë për shkak të pushtimit të paprovokuar që Moska nisi...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj tre zyrtarëve të Fushë-Kosovës, Jakup Tërnava, Ejup Gërguri dhe Liridona Mustafa-Sadiku, të akuzuar...
    Lajme25 Prill 2024
    Në mesin e gjeneratës së 59-të të Policisë së Republikës së Kosovës, 88 kadetë janë nga komunitetet jo-shumicë. Njëri prej tyre është...
    Lajme25 Prill 2024
    Dita e sotme është përmbyllur me mbledhjen e të hyrave që tejkalojnë 500 milionë euro për Doganën e Kosovës. Kjo arritje paraqet...
    Kronika25 Prill 2024
    Dogana në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka parandaluar të mërkurën kontrabandimin e 500 pakove të cigareve dhe 300 kilogramëve duhan refuz....
    Lajme25 Prill 2024
    Kuvendi e ka miratuar në lexim të parë ndryshimin e Projektligjit për zyrtarët publikë. 61 deputetë kanë votuar pro këtij projektligji. Projektligji...
    Lajme25 Prill 2024
    Komunës së Skenderajt është duke vazhduar t’i përkrahë bujqitme mekanizëm bujqësor, me qëllim të zhvillimit të bujqësisë e rrjedhimisht edhe zhvillimit ekonomik....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.