×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Borxhi ndaj ATK-së, gjysma e punëtorëve të Telekomit ende pa paga

    FrontOnline
    04 Nëntor 2019

    Gjysmës së punëtorëve të Postës e Telekomit të Kosovës ende nuk u kanë dalë rrogat për muajin tetor. Kjo pasi që kjo kompani, për shkak të detyrimeve që kishte ndaj ATK-së i pati për disa ditë të bllokuara xhirollogaritë. Punëtorët megjithatë shpresojnë që pjesa e mbetur t’i marrin pagat më së largu deri nesër.

    Mosmarrëveshjet në mes të Telekomit të Kosovës e Agjencisë Tatimore të Kosovës lidhur me borxhin që kjo kompani e pati, bënë që ATK t’ia bllokojë llogaritë kompanisë publike.

    Bllokimi i këtyre llogarive që zgjati për disa ditë, ndikoi që në mes të ATK-së e Telekomit të arrihet një marrëveshje, që kompania publike t’ia lajë detyrimet që ka ndaj Administratës Tatimore të Kosovës me këste për 12 muaj.

    Për tu zhbllokuar llogaritë PTK ia ka larë këstin e parë ATK-së. Megjithatë, pavarësisht arritjes së marrëveshjes, punëtorët e Postës dhe Telekomit të Kosovës ende nuk i kanë marrë pagat të gjithë.

    Nga PTK kryeshefi ekzekutiv i kompanisë, Bedri Istrefi ka thënë se pagat i kanë marrë vetëm një kategori e caktuar.

    “Jo s’kanë dalë, vetëm gradës 1-8 pjesa tjetër jemi duke punu, jemi duke tentu me u mundu me i ekzektu. Prej gradës 9-18 nuk kanë dalë pagat, besojmë që nesër arrijmë deri në gradën 12. 630 mijë euro ATK na ka marrë, 5 ditë para përfundimit të muajit për këtë arsye është e vështirë që të bëhet pagesë menjëherë për të gjithë stafin”, ka thënë Istrefi në një përgjigje për Gazetën Express.

    Se nuk u kanë dalë ende pagat një pjese të punëtorëve kanë konfirmuar edhe nga Sindikata e pavarur e PTK-së.

    “Për shkak se ATK na i ka bllokuar llogaritë në kohën e pagave dhe i ka marrë nje pjesë të madhe të mjeteve nga llogaria këtë muaj nuk janë marrë pagat komplet për të gjithë punëtorët me një datë. Nga grada 1-8 ku janë fuqia punëtore pagat janë marrë me datën 1 nëntor, ndërsa pjesa tjetër pritet sot ose nesër pasi që edhe me kontratë të punës pagat merren nga data 1 deri në datën 5”, ka thënë kreu i kësaj sindikate, Lamih Balaj në një përgjigje për Gazetën Express.

    Telekomi i Kosovës dhe ATK-ja kanë arritur javën e kaluar marrëveshje për formën e shlyerjes së borxhit, që rezultoi me zhbllokim të llogarive bankare të Telekomit, që evitonte mundësinë që punëtorët e kësaj kompanie të mbesin pa pagat e muajit tetor.

    Në total, Telekomi i Kosovës i ka borxh Administratës Tatimore të Kosovës më shumë se 2.8 milionë euro, për çka u arrit marrëveshje që ky obligim të kryhet me pagesë përmes kësteve në muajt e ardhshëm.

    Përveç këtij borxhi, Telekomi i Kosovës ka edhe një obligim tjetër financiar në vlerë prej rreth 26 milionë euro ndaj Dardafon-it.

    Ky borxh që Telekomi i Kosovës i ka kompanisë “Z-Mobile”, ka të bëjë me mospërmbushjen e kontratës nga ana e Telekomit për dhënien e 100 mijë numrave të telefonit dhe shërbimeve të internetit 3G dhe 4G.

    Për këtë arsye, Telekomi ka shkëputur kontratën me kompaninë Z-Mobile, të cilën e kishte vlerësuar si shumë të dëmshme. Kjo kontratë ishte nënshkruar para 10 vjetësh.

    Zyrtarë të Telekomit edhe më këtë kompani kanë bërë përpjekje që obligimet financiare t’i paguajnë përmes kësteve mujore, por kompania private Dardafon, nuk ka pranuar këtë kërkesë, kështu që lënda është në gjykatë.

    Telekomi i Kosovës kishte kaluar në krizë të thellë financiare për një kohë për shkak të borxheve të shumta të akumuluara.

    Pas shkëputjes së kontratës me Z-Mobile dhe pagesës së borxheve të shumta, Telekomin e Kosovës e pret edhe një fazë tjetër, ajo e privatizimit.

    Telekomi i Kosovës është kompani publike e transformuar në shoqëri aksionare, në të cilën operon telefonia fikse dhe ajo mobile Vala. Operatori Vala ka mbi 1.2 milion konsumatorë në nivel vendi dhe dikur njihej si një nga ndërmarrjet më fitimprurëse në vend.

    Nga Rubrika
    Ekonomi12 Korrik 2025
    Nga 1 qershori 2025, të gjitha ndërmarrjet e mëdha në Kosovë janë të detyruara të furnizohen me energji nga tregu i lirë,...
    Bota/Rajoni10 Korrik 2025
    Bitcoin ka arritur një rekord të ri historik, duke tejkaluar 112,000 dollarë. Bëhet e ditur se Bitcoin është rritur me afërsisht 20%...
    Ekonomi10 Korrik 2025
    Tashmë janë bërë mbi dy vite që prej kur Kosova u vu nën sanksione nga ana e Bashkimit Evropian. Ato që nga...
    Të tjera
    Lifestyle14 Korrik 2025
    Kosi është një opsion i preferuar dhe i shëndetshëm për mëngjes ose meze të lehtë, është i pasur me probiotikë, kalcium, zink...
    Opinione14 Korrik 2025
    Akademik Arsim Bajrami: Gjykata Speciale ka shkelur Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe parimet e së drejtës ndërkombëtare, duke cënuar proceset e...
    Lajme14 Korrik 2025
    Në muajin maj të këtij viti, numri i fluturimeve të realizuara ishte 1 mijë e 169, ose 16,7 për qind më shumë...
    Lajme14 Korrik 2025
    Ismet Kryeziu nga KDI ka reaguar ashpër ndaj bllokimit të Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se 882 milionë euro janë të bllokuara...
    Vip14 Korrik 2025
    Duket se nga jeta private e ish-banores së “BBVK”-së, Brikenda, kemi risi. Me anë të një “Instastory” na la të kuptojmë që...
    Lajme14 Korrik 2025
    Në Gjykatën e Hagës po zhvillohet seanca gjyqësore rreth Aktgjykimit të Apelit ndaj Pjetër Shalës. Shala, nuk mori pjesë fizikisht në seancën...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.