Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    Borrell: Nënshkrimi s’u bë për arsye legale, palët u pajtuan që ujdia hyn në fuqi me deklaratën time

    FrontOnline
    21 Mars 2023

    Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell ka njoftuar ministrat e Punëve të Jashtme të shteteve të BE-së për marrëveshjen që është arritur në Ohër në mes të Kosovës dhe Serbisë. Borell e ka pranuar se marrëveshja e arritur krijon një status-quo në procesin e negociatave në mes të Kosovës dhe Serbisë.

    “Së fundi, për Kosovën dhe Serbinë. I informova ministrat për marrëveshjen që arritëm në Ohër ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ky është një moment historik i rëndësishëm në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes tyre dhe sigurisht që krijon një status quo të re në Dialog. Ne nuk do të jemi më – shpresoj – në gjendje krize, por [të fokusuar] në zbatimin e Marrëveshjes që u pranua më 27 shkurt”, ka thënë Borrell,.

    Ai tutje ka thënë se propozimi evropian bashkë me Aneksin e Implementimit kanë hyrë në fuqi përmes deklaratës që ka bërë pas arritjes së marrëveshjes.

    Borell thotë se nënshkrim s’ka pasur për “arsye ligjore”, por thotë se të dy palët janë pajtuar që deklarata e bërë nga Borell ishte një zotim nga Kosova dhe Serbia për të përmbushur plotësisht obligimet që dalin nga Marrëveshja dhe Aneksi i Implementimit.

    “Këto marrëveshje [Marrëveshja dhe Shtojca] kanë hyrë në fuqi me Deklaratën e lëshuar. Nuk ishte një nënshkrim për arsye ligjore, por të dyja palët ranë dakord që deklarata ime ishte një zotim nga ana e tyre për të përmbushur plotësisht detyrimet që rrjedhin nga kjo Marrëveshje dhe Aneksi për zbatimin e saj”, ka thënë Borell, njofton faqja zyrtare e BE-së, transmeton Express.

    Ai ka thënë se dispozitat për të cilat janë marrë vesh do të përfshihen si pjesë përbërëse e rrugëve të Kosovës deh Serbisë drejt integrimit në Bashkimin e Evropian. Tek Kosova përmes Grupit Special për Normalizim dhe tek Serbia përmes kapitullit 35 të Kornizës Neogciuese.

    Në fund Borell ka thënë se BE-ja do ta ndjek nga afër zbatimin e marrëveshjeve./

    Shqipëria mbushet me turistë kosovarë falë Sharr Travel
    Nga Rubrika
    Lajme02 Qershor 2023
    Deputeti liberal gjerman, Thomas Hacker ka përshëndetur përpjekjet për ndërmjetësim të Gjermanisë dhe Francës pas shpërthimit të konfliktit në veriun e Kosovës....
    Lajme02 Qershor 2023
    Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti në veprimet e ndërmarra sa i përket menaxhimit të situatës në veri....
    Lajme02 Qershor 2023
    Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës...
    Të tjera
    Lajme02 Qershor 2023
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar homologun e saj italian Sergio Mattarella për Ditën e Republikës, e cila festohet çdo...
    Lajme02 Qershor 2023
    Jehona Lushtaku-Sadriu nga LDK-ja ka kritikuar kryediploamten kosovare. Në një status në Facebook, ajo ka thënë se Donika Gërvalla Schëarz në Kuvendin...
    Bota/Rajoni02 Qershor 2023
    Një sondazh tregon rënie rekord të shkallës së qytetarëve që janë të kënaqur me qeverinë në Gjermani dhe se 1 në 5...
    Lajme02 Qershor 2023
    Lista Serbe doli në konferencë për media pasi Albin Kurti publikoi listën e serbëve të cilët i cilësoi si kriminelë dhe organizatorë...
    Lajme02 Qershor 2023
    Me pjesëmarrjen e më se 30 studentëve dhe gazetarëve të rinj, gjatë tri ditëve në Prishtinë është mbajtur moduli i parë i...
    Lajme02 Qershor 2023
    Instituti GAP ka publikuar statistikat të cilat thonë se numri i nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme në nivel vendi ka...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.