×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Borrell: Lavrov duhet ta dëgjojë nga të gjithë, përse është izoluar dhe dënuar Rusia

    FrontOnline
    30 Nëntor 2023

    Kryediplomati i BE-së tha se Rusia duhet të dëgjojë nga ministrat në një takim të ardhshëm të organit më të madh rajonal të sigurisë në botë se pse po “dënohet dhe izolohet”.

    Ministrat nga vendet anëtare të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE) do të mblidhen të enjten dhe të premten në Shkup për të diskutuar të ardhmen e organizatës si dhe luftën në Ukrainë.

    Ukraina, si dhe Estonia, Letonia, Lituania dhe Polonia kanë thënë të gjithë se do të bojkotojnë konferencën vjetore pas ftesës së ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov, i cili tha se planifikon të marrë pjesë.

    Josep Borrell tha se ai e kuptonte shqetësimin e disa shteteve, por përshëndeti vendimin e Maqedonisë së Veriut për të lejuar pjesëmarrjen e Lavrov, duke thënë se përputhet me “objektivin e përbashkët për të mbajtur gjallë multilateralizmin”.

    “Do të jetë një rast i mirë që Lavrov të dëgjojë drejtpërdrejt nga pjesëmarrësit në këtë takim pse Rusia po dënohet dhe izolohet”, u tha ai gazetarëve pas takimit me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovacevski.

    Borrell shtoi se Lavrov më pas do të jetë në gjendje të kthehet në Kremlin dhe të raportojë “se Bashkimi Evuopian dhe OSBE-ja mbeten të bashkuar kundër  sjelljen agresive dhe të paligjshme të Rusisë”.

    E krijuar në vitin 1975 si një forum për dialogun midis blloqeve lindore dhe perëndimore, organizata, pjesë e së cilës janë Rusia dhe Ukraina ka funksionuar me mjete shtesë buxhetore, por tensionet janë të larta.

    Pas muajsh negociatash, Malta ra dakord të hënën të merrte presidencën e radhës të organizatës vitin e ardhshëm, në vend të Estonisë anëtare të NATO-s, të cilën Rusia e refuzoi haptazi.

    Vendimi pritet të ratifikohet gjatë takimit dyditor ministror dhe të shmangë një kolaps të organit pan-evropian të sigurisë./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni20 Korrik 2025
    SPAK njoftoi këtë të diel se kishte goditur një rrjet të transferimit dhe futjes së parave të pista nga Zvicra në vendin...
    Bota/Rajoni20 Korrik 2025
    Presidenti Donald Trump tha të dielën se do të ndihmonte afganët e ndaluar në Emiratet e Bashkuara Arabe për vite me radhë,...
    Bota/Rajoni20 Korrik 2025
    30 mjete lundruese janë bllokuar nga policia Detare dhe Kufitare gjatë monitorimit nga Ksamili në Koman përgjatë kësaj jave. Sipas policisë, 12...
    Të tjera
    Lajme20 Korrik 2025
    OpenAI njoftoi të enjten një veçori të re për ChatGPT që i lejon chatbot-it të njohur të kryejë veprime në emër të...
    Lajme20 Korrik 2025
    Mërgimtarët po presin më së shumti deri në 20 minuta për të hyrë në Kosovë nga Dheu i Bardhë dhe Muçibaba. Bazuar...
    Lajme20 Korrik 2025
    Deputeti i VV-së, Hekuran Murati i ka reaguar ish- kryeministrit, Isa Mustafa i cili tha se ministrat e tij që u zgjodhën...
    Lajme20 Korrik 2025
    Një ngjarje e dhimbshme ka ndodhur në lagjen Tusus të Prizrenit, ku një  62- vjeçar i ka dhënë fund jetës së tij....
    Sport20 Korrik 2025
    Garuesi nga Kosova, Shkëlzen Goqi, është diskualifikuar nga një garë tradicionale kërcimesh në ujë të mbajtur dje në “Urën e Vezirovit” në...
    Bota/Rajoni20 Korrik 2025
    30 mjete lundruese janë bllokuar nga policia Detare dhe Kufitare gjatë monitorimit nga Ksamili në Koman përgjatë kësaj jave. Sipas policisë, 12...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.