×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Borrell dënon rezultatin e referendumeve të rreme në zonat e pushtuara të Ukrainës

    FrontOnline
    28 Shtator 2022

    Josep Borrell , përfaqësuesi i lartë i BE-së për çështjet e jashtme dhe politikën e sigurisë, ka dënuar rezultatin e referendumeve që autoritetet ruse organizuan në Ukrainën e pushtuar, ashtu edhe për sabotimin e dyshuar të gazsjellësit Nord Stream, shkruan The Guardian.

    “BE denoncon rezultatin e paligjshëm të referendumeve dhe rezultatin e tyre. Kjo është një tjetër shkelje e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, mes abuzimeve sistematike të të drejtave të njeriut.

    Ne përgëzojmë guximin e ukrainasve, të cilët vazhdojnë të kundërshtojnë dhe t’i rezistojnë pushtimit rus.”

    Ai gjithashtu premtoi “një përgjigje të fortë dhe të bashkuar” nga BE-ja mbi sulmet ndaj infrastrukturës energjetike.

    “Dëmtimi i Nord Stream 1 dhe 2 nuk janë rastësi dhe na prek të gjithëve. Të gjitha informacionet e disponueshme tregojnë se dëmtimi është rezultat i një veprimi të qëllimshëm.

    Ndërprerja e qëllimshme e infrastrukturës energjetike europiane është krejtësisht e papranueshme dhe do të përballet me një përgjigje të fortë,” përfundoi Borrell./FrontOnline/

     

    Falja e Fitër Bajramit në “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë, festë me tekbire e ilahi
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Uashingtoni e ka konfirmuar dhe ka dhënë një shpjegim se pse ShBA ka vendosur të vë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Kandidati për president Donald Trump do të jetë sot sërish në sallën e gjyqit ndërsa procesi për përzgjedhjen e jurisë vazhdon. Zoti...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Shqipëria renditet e gjashta në Evropë sa i përket aksidenteve rrugore. EUROSTAT në publikimin e fundit e rendit kështu Shqipërinë, ndërkohë që...
    Të tjera
    Vip18 Prill 2024
    Tashmë është e konfirmuar, Sara Gjordeni dhe Bardhi së shpejti do të bëhen prindër. Lajmi është konfirmuar ekskluzivisht në emisionin e Bora...
    Lajme18 Prill 2024
    Sonte në Prishtinë ka pasur të shtëna armësh, raporton FrontOnline. Lajmin për të shtëna me armë në kryeqytet për FrontOnline e ka...
    Lajme18 Prill 2024
    Eurodeputetja holandeze Tineke Strik, ka reaguar pas maltretimeve që Serbia i bëri shtetasve të Kosovës, të mërkurën, derisa ishin duke udhëtuar transit...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Uashingtoni e ka konfirmuar dhe ka dhënë një shpjegim se pse ShBA ka vendosur të vë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në...
    Lajme18 Prill 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti. Ai në një moment, Kurtin e quajti argat të...
    Lajme18 Prill 2024
    Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, ka takuar disa deputetë të Kuvendit të Austrisë, përfshirë edhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.