×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Boronica, si profilaksi e mirë në infeksionet urinare

    FrontOnline
    01 Dhjetor 2022

    Boronica është një bimë me një kokërr të kuqe që rritet në shumë vende. Në vitet e fundit, përdorimi i boronicës është shtuar për mjekimin profilaktik të infeksioneve urinare (UTI) të përsëritura.

    Edhe pse mekanizmi i tij i veprimit është i paqartë, ka disa mundësi për veprimin efikas e pozitiv të boronicës.

    Efikasiteti kryesor ka të bëjë me vetitë antadherencë të boronicës për shkak të proanthocyanidinit të tipit A (PAC-A) që është treguar se është një frenues i rëndësishëm i adezionit te fimbrieve te tipit I te E. coli ndaj qelizave uroepiteliale.

    Këto lloj fimbriesh bëjnë ngjitjen e E. coli në qelizat uroepiteliale. Disa studime in vitro dhe in vivo demonstruan aftësinë e boronicës për të zvogëluar ngjitjen e baktereve te qelizat. Cranberry gjithashtu ka treguar rezultate bindëse ne lëvizshmërinë dhe formimin e biofilmave. Gjithashtu ky preparat ka një ndikim negativ në grumbullimin e Pseudomonas aeruginosa dhe P. mirabilis dhe në formimin e biofilmit të E. faecalis, P. aeruginosa dhe E. coli.

    Përdorimi i boronicës ka qenë i shoqëruar me një ulje të incidencës së infeksioneve urinare, megjithëse disa raporte kontradiktore janë raportuar në literaturë. Megjithëse produktet e boronicës janë treguar te afta te zvogëlojnë ndjeshëm incidencën e UTI-ve në 12 muaj (RR 0.65, 95% CI 0.46–0,90) krahasuar me grupin e kontrollit me placebo , një përmbledhje e fundit e azhurnuar konkludoi se produktet e boronicës nuk treguan ndonjë zvogëlim të dukshëm të shfaqjes së UTI simptomatike në të njëjtën populate. Një studim tjetër i krahasuar me placebo, tregoi se gratë e mjekuara me lëng boronice kishin një ulje jo të konsiderueshme në numrin e E. coli të p-fimbruara në urinë dhe në shpeshtësinë e infeksionet urinare simptomatike.

    Për shkak se dozimi, përqendrimi dhe formulimi i PAC-A nuk janë të përcaktuara mirë, rezultatet konfliktuale ne studime te ndryshme mund të shpjegohen me diferencat në përqendrimin PAC-A midis formulimeve te ndryshme të boronicës (lëng, pije, tableta) në këto studime duke e bërë të vështirë zgjedhjen e një formulimi krahasuar me një tjetër.

    Duhet të theksojmë se shumë nga produktet që përmbajnë boronicë të përdorura në studime janë vetëm për qëllime kërkimore, duke kufizuar aplikimin profilaktik të boronicës përtej hulumtimit.

    Më në fund, një botim i kohëve të fundit tregoi se proanthocyanidinat e boronicës kishin një efekt të jo të njëjtë në shtame te ndryshme te E. coli gjë që mund të shpjegojë rezultatet diskordante të vërejtura në studimet klinike.

    Për të rritur efektivitetin e boronicës, mund të përdoren kombinime të boronicës dhe produkteve të tjera natyrore me veti antimikrobike, siç është propolis. Propolisi është një material i rrëshirës se pemeve , i mbledhur nga bletët nga bimët që më pas përzihen me dyllin dhe enzima bletësh. Propolisi ka aktivitete antimikrobike, anti-inflamatore, anti-tumorale, imuno-moduluese dhe anti-oksiduese . Ai është përdorur prej shumë vitesh për të trajtuar çrregullimet gastrointestinale , për të promovuar shëndetin oral (gargarë) dhe në trajtime dermatologjike (krem dhe ointments).

    Studimet in vitro treguan se propolisi potencoi efektin e proanthocyanidines të boronicës në ngjitjen, lëvizshmërinë , grumbullimin dhe formimin e biofilmit (formimin e hershëm dhe biofilmin plotësisht të formuar), metabolizmin e hekurit dhe reagimin ndaj stresit . Për më tepër, ky kombinim ishte aktiv në të gjitha llojet E. coli të studiuara, duke e kapërcyer efektin jo te njëllojtë të vërejtur vetëm me boronicën.

    Një studim i fundit i randomizuar e i kontrolluar i këtij kombinimi kundrejt placebos në 85 gra me UTI të përsëritura tregoi një ulje të lehtë të numrit të ndodhive të cistitit në 3 muajt e parë në grupin e propolisit dhe boronicës . Studimi tregoi se toleranca ndaj trajtimit ishte e ngjashme në të dy grupet./FrontOnline/

    Artmotion dhe DigitAlb arrijnë marrëveshje të re bashkëpunimi pesëvjeçar
    Nga Rubrika
    Lifestyle18 Prill 2024
    Marrja e suplementëve të acideve yndyrore omega-3 është e dobishme për shëndetin e organizmit. Megjithatë, përfitimi i të gjitha vlerave është në...
    Lifestyle18 Prill 2024
    Dashi Do të përfshiheni në një debat mjaft të ndezur, i cili rrezikon që të kthehet agresiv. Mundohuni që të mos keni...
    Lifestyle17 Prill 2024
    Dëshira për të arritur bukurinë e përjetshme është ndër më të shpeshtat dhe pranishmet tek qeniet njerëzore Ndër pjesët më kryesore që...
    Të tjera
    Kronika18 Prill 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, duke ia caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një...
    Lajme18 Prill 2024
    Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten ka reaguar lidhur me situatën e fundit të krijuar nga Sebria, ku gjatë ditës së djeshme u ndaluan...
    Lajme18 Prill 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në konferencën e sotme u pyet se si do të organizohet votimi të dielën në...
    Lajme18 Prill 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka treguar se bashkë me Ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, të mërkurën kanë...
    Lajme18 Prill 2024
    Presidentja Vjosa Osmani është nderuar nga Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi me Çmimin e Evropës “për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...
    Lajme18 Prill 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq është dërguar në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.