[wp-story]

Lajme

“Borgj a Borxh”, ministri Bytyqi ia huq keq në drejtshkrim

“Borgj a Borxh”, ministri Bytyqi ia huq keq në drejtshkrim
19:47 | 04 Shtator 2019

Ministri në largim i Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, në një publikimi në rrjetin social Facebook, ku tregon se nga NISMA ka aderuar në Partinë Socialdemokrate, ia huq keq në drejtshkrim .

Ai, ka bërë disa gabime drejtshkrimore në një shkrim ku tregon se ka aderuar në PSD dhe thurë lavde vetit.

Ministri i Arsimit, fjalën borxh e ka shkruar BORGJ, ndërsa të qenit e ka bërë të QËNIT, e në vend të kontribuon e ka bërë KONTRIBON.

Ndërsa Partinë Socialdemokrate e quan PATRIN Socialdemokrate, ndërkaq shenjën e pikësimit e ka larguar nga fjala, shkruan Express.

Bonus dhe Premium Kartela të cilat po i ofron Petrol Company, kartelat më të kërkuara nga klientët

Të tjera